Flash

Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet i riu shqiptari në Greqi

Lapsi.al 8 May 2024
Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet i riu

Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotografinë e një të riu shqiptar, të arrestuar në fund të muajit prill si pjesë e një grupi prej 12 personash që shpërndanin drogë në të mitur, por edhe në shkolla në Patra të Greqisë.

Gjatë operacionit të policisë greke u sekuestruan rreth 213 gramë marijuanë, 21.8 gramë kokainë, 29.7 gramë MDMA, sende të forta, 2 makina, 2 motoçikleta, 4450 euro etj.

Në pranga ranë 4 drejtuesit e grupit dhe 8 anëtarë të saj. Mes 12 të arrestuarve kishte edhe të mitur nga 14-17 vjeç. Mes personave të arrestuar është edhe shqiptari A.R, 23 vjeç nga Tirana.

Të këshilluara

Arrestohet në Dibër hajduti i spitalit

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Bledar Manga, është arrestuar nga policia në Dibër pasi vodhi në spitalin rajonal një shumë parash dhe dy celularë. “Shërbim...

15:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI