Flash

Video/ Dy gola në tre minuta, Joselu përmbys Bayern në shtesë: Real Madrid në finalen e Champions

Lapsi.al 8 May 2024
Video/ Dy gola në tre minuta, Joselu përmbys Bayern në
Finalja e Champions League 2023/24 do të jetë Real Madrid-Borussia Dortmund. Los Blancos eliminuan Bayern Munich në gjysmëfinale duke fituar 2-1 në Bernabeu falë dygolëshit të Joselu. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, në fund të një ndeshje të çmendur dhe spektakolare, Real ia doli në finale. Pasi dominuan në mënyrë evidente, djemtë e teknikut Ancelotti u ndëshkuan nga perla e Davies (68'), para se të reagonin me zëvendësimet gjeniale të Carlo Ancelottit. Një super gol i lojtarit të ardheshëm të Real lëvizi ekuilibrat, por spanjollët gjetën forcën për ta përmbysur ndeshjen në një finale emocionuese. Joselu ishte protagonist absolut, me një dygolësh prej sulmuesi tipik mes minutave 88' dhe 91'. Për trajnerin italian do të jetë finalja e gjashtë e Champions League në karrierë, e 18-ta për klubin madrilen që kërkon trofeun e 15 në Wembley. I zakonshmi Real Madrid shkon në finale. Netët e përhershme europiane të skuadrave të ekspertit Ancelotti. Spanjollët arrijnë në takimin me Borussia Dortmund në aktin e fundit të Champions League. Merengues e bënë këtë duke përmbysur Bayern Munich (2-1) në minutat e fundit të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales. Bavarezët në fakt kishin kaluar në epërsi përmes Davies në minutën e 68'. Skuadra madrilene u kundërpërgjigj me një dygolësh nga Joselu, i cili hyri në lojë në minutën e 81', shënoi golin e parë në minutën e 88' dhe kompletoi përmbysjen në minutën e 91'. Lexo më tej: Video/ Borussia Dortmund në finale: katër shtyllat ndalin PSG, Hummels çon Terzic në Wembley 34 vjeçari shkruan emrin në historinë e Blancos, duke dërguar spanjollët në finale. Në 1 qershorin e ardhshëm, në Wembley, do të jetë Real Madrid-Borussia Dortmund. Një finale e paprecedentë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI