Flash

Video/ Partizani i dyti, Skuka humb penalltinë e dëmtohet: Skënderbeu i katërti, fiton Teuta e Laçi në playout

Lapsi.al 8 May 2024
Video/ Partizani i dyti, Skuka humb penalltinë e dëmtohet:

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 35 të Superiores dhe situate vetëm sa është komplikuar edhe më shumë. Partizani thyen 1-0 Kukësin dhe është i dyti, sepse Vllaznia ndalet 0-0 në Klasike. Pika nuk i mjafton Tiranës për tu ngjitur në vendin e katërt, sepse Skënderbeu barazon në shtesë dhe e kalon duke dërguar automatikisht Laçin në playout. Fiton Teuta dhe tani Europa është fare pranë për durrsakët.

KUKËSI 0-1 PARTIZANI

Partizani fitoi në Kukës, mori vendin e dytë, por humbi Skukën. Jo gjithcka shkoi mirë në transfertën me vendin e fundit të renditjes për Orges Shehin që rrezikon të mos ketë sulmuesin kryesor për ndeshjet e Final Four. Partizani ka marrë vendin e dytë në renditje falë një fitore 1-0 në fushën e Kukësit, ku mund të kishin rezultat edhe më të thellë nëse Skuka nuk do të gabonte penalltinë. Të kuqtë u treguan kërkues në pjesën e parë dhe gjetën shpejt golin me Mehmetin. Më pas, ata krijuan më shumë volum loje e raste, por nuk ia dolën të shënonin më përballë vendasve. Skuka shpërdoroi edhe një penallti që u prit nga Tafas, ndërsa më pas sulmuesi i të kuqve doli nga loja edhe i dëmtuar, duke shqetësuar jo pak Shehin në prag të “Final Four”.

[video width="624" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/663b892e456eb.mp4"][/video]

TIRANA 0-0 VLLAZNIA

Tirana e mbyll pa gola Klasiken me Vllazninë, qendron jashtë zonës Final Four, por ndoshta ka një shans të mirë për ta arritur në javën e fundit. Bardheblutë shpenzuar shumë me Përgjonin në fund rastin më flagrant, por ngjiten në kuotën e 47 pikëve. Ndeshjet direkte e mbajnë mbi Dinamon e një fitore në javën e fundit me Egnatian, që ka siguruar vendin e parë matematikisht (avantazh me ndeshje direkte me Partizanin), mund ta pozicionojë të katërtën nëse Skënderbeu dështon të mposhtë Vllazninë në Shkodër.

[video width="656" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/663b9a70eaa88.mp4"][/video]

ERZENI 0-3 TEUTA

Teuta është shumë pranë përmbyshjes së një misioni të pamenduar në fillim të sezonit: një vendi në Final 4. Durrsakët kanë mposhtur në transfertë Erzenin me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35 të Superiores. Sfida u zhbllokua që në minutën e 5’ me Dacin. Shijakasit, të rënë tashmë nga kategoria, ishin të dorëzuar dhe në pjesën e dytë, pësuan inisiativën e skuadrës së Martinit. Teuta gjeti golin e dytë me Llocin dhe të tretin me Gjinin. Erzeni mbeti me 10 lojtarë në minutën e 88’, kur Sadiki la fushën i ndëshkuar me karton të kuq.

SKËNDERBEU 1-1 LAÇI

Për 96 minuta Laçi ishte sa pranë playout aq dhe një vendi në Final Four, pastaj erdhi një penallti që shkatërroi ëndërrat e Armando Cungut dhe i dha vendin e katërt Skënderbeut. U mbyll 1-1 në Korçë, por Skënderbeut i është dashur një penallti në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar një pikë të artë që e mban në vendin e katërt në renditje dhe me shanset më të mira për të shkuar në ”Final Four”. Laçi e dinte mirë se ishte shansi i fundit dhe u duk se përmbysën parashikimet kur në minutën e 79’ Melo kaloi në avantazh kurbinasit. Befasia erdhi në minutën e 97’ kur Rashica shënoi me penallti, duke zbritur përfundimisht bardhezinjtë në zonën playout.

Lexo më tej: Superiore, zbardhet kalendari: tre ndeshje në shtatë ditë, javët e fundit të gjitha në të njëjtën e ditë e orar

EGNATIA 1-0 DINAMO

Një autogol i Jocelyn Behiratche dënon Dinamon në Rrogozhinë. Egnatia thyen 1-0 nëndetësen që mbetet një pikë larg vendit të katërt, me një javë nga fundi i kampionatit. Mehmeti duhet të bënte llogaritë me kryesuesit e renditjes, të thirrur në çështje për të fituar, në mënyrë që të ruanin vendin e parë të renditjes. Në një ndeshje të ekuilibruar, me fraksione loje të dominuar nga vendasit, ekuilibrat I prishi një autogol fatkeq i Behiratche. Me 47 pikë, Dinamo duhet të fitojë në ndeshjen e fundit, të shtunën dhe të shpresojë që Skënderbeu e Tirana të ndalen.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI