Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Biden: Nuk ka furnizime me armë për Izraelin nëse pushtohet Rafahu

Lapsi.al 9 May 2024
Biden: Nuk ka furnizime me armë për Izraelin nëse pushtohet

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë sulmuese që mund t'i përdor për të nisur një sulm në Rafah, baza e fundit e madhe e Hamasit në Gaza. Presidenti amerikan ka shprehur shqetësimin për sigurinë e më shumë se 1 milion civilëve të strehuar atje.

Në një intervistë për rrjetin CNN, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe do ta furnizonin atë vend me raketa për mbrojtjen si dhe armë të tjera mbrojtëse, por nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah, “ne nuk do ta furnizojmë me armët dhe predhat që i përdor atje”.

Historikisht Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Izraelit ndihma të mëdha ushtarake. Kjo ndihmë u kërkua me urgjencë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael që la 1200 të vrarë. Militantët morën peng rreth 250 civilë.

Komentet e Presidentit Biden dhe vendimi i tij javën e kaluar për të ndaluar një dërgesë me bomba me fuqi të lartë në Izrael tregojnë mospajtimet në rritje midis administratës së tij dhe qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Presidenti Biden ka thënë se Izraeli duhet të bëjë shumë më tepër për të mbrojtur jetët e civilëve në Gaza.

Presidenti Biden tha për kanalin CNN se nëse bombat amerikane do të përdoren në qytetin Rafah, ai nuk do ta furnizonte Izraelin.

“E bëra të qartë se nëse ata futen në Rafah –ende nuk kanë shkuar në Rafah – nëse shkojnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që përdoren për situata të tilla”, tha zoti Biden.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, konfirmoi më herët të mërkurën shtyrjen e dërgesës së armëve gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan. Presidenti Biden i dërgoi një urdhër Pentagonit javën e kaluar duke kërkuar një pauzë të dërgimit të armëve të rënda, sipas zyrtarëve që nuk janë të autorizuar të flasin për këtë çështje.

Të këshilluara

Presidenti Xi Jinping në Beograd

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti në Beograd mbrëmjen e 7 majit për një vizitë dyditore në Serbi, në përpjekje për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështj...

12:10

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim

Lidershipi i Hamasit thotë se ka pranuar marrëveshjen për armëpushim në Gaza, transmeton “BBC”. Në një komunikatë, grupi thotë se ka informuar ndërmjetësit e...

19:24

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI