Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Marciniak anuloi golin e De Ligt, VAR nuk ndërhynte dot. Tuchel: "Këtu ndodh gjithnjë kështu"

Lapsi.al 9 May 2024
Marciniak anuloi golin e De Ligt, VAR nuk ndërhynte dot. Tuchel:

Rikthim i çmendur i Real Madrid (një tjetër herë), dygolësh i Joselu në tre minuta por edhe shumë polemika. Gjysmëfinalja e Champions League në Bernabeu mes Los Blancos dhe Bayern Munich nuk zhgënjeu. Nën akuzë është arbitri i ndeshjes Marciniak, fajtor për fishkëllimin shumë herët në minutën e 103’ në zonën e Madridit. Por le të rindërtojmë atë që ndodhi. Top i gjatë i dëshpëruar i bavarezëve, spond me kokë nga Musiala, topi te Muller dhe në fund De Ligt shënoi në zonën e rreptësisë.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në tre minuta, Joselu përmbys Bayern në shtesë: Real Madrid në finalen e Champions

Gjithçka ndaloi, megjithatë: arbitri polak i kishte rënë tashmë bilbilit, duke e ndërprerë lojën për një pozicion jashtë loje të pretenduar. Imazhet duket se e mohojnë vendimin e kryesorit. Rudiger duket se e mban Musiala në lojë. Megjithatë, për shkak të bilbilit, VAR nuk mund të ndërhynte dhe dëmi është bërë. Protestat e Bayern kundër Marciniak për një sinjalizim të parakohshëm u refuzuan. Siç është praktikë e zakonshme tani, do të ishte e përshtatshme që aksioni të përfundonte dhe më pas të binte bilbili. Në fakt, vetëm në këtë mënyrë VAR-i do të kishte një mundësi ndërhyrjeje. Është gjithashtu e rëndësishme të nënvizohet se lojtarët e Real praktikisht u ndalën të gjithë pas fishkëllimës.

REAGIMI I TUCHEL E DE LIGT

Në fishkëllimën e fundit të ndeshjes, trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel u tërbua: "Ne jemi të zemëruar, nuk ishte në pozicion jashtë loje dhe është e vështirë për t'u tretur. Gjithmonë ndodh kështu këtu. Vendimi i arbitrit të linjës ishte katastrofik. Në minutën e 90’ arbitri pranoi gabimin duke kërkuar falje. Gabimi i parë ishte i asistentit, pastaj Marciniak nuk duhej t’i kishte rënë bilbilit. Ish-lojtari i Juves, De Ligt, raportoi gjithashtu faljen e pretenduar nga arbitri i linjës në fund të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI