Flash

"Mëlçitë në qafën e ujkut", 7 orë diskutime në Parlament për t'i miratuar Veliajt 50 milionë euro kredi

Lapsi.al 9 May 2024
"Mëlçitë në qafën e ujkut", 7 orë

Për rreth 7 orë parlamenti është përfshirë nga diskutime për një pikë të rendit të ditës, që në kushte normale s'do të kishte marrë kaq shumë kohë.

Bëhet fjalë për ratifikimin e një marrëveshje huaje që Bashkia Tiranë do marrë prej bankës gjermane KFW për projektin e autobusëve të gjelbër në kryeqytet.

Me zbulimin e skandaleve radhazi të Erion Veliajt dhe çetës së hajdutëve të tij, një kredi prej 50 milionë euro në llogarinë e Bashkisë Tiranë natyrisht që shton dyshimet për abuzime të tjera me fondet.

Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza ndaj Veliajt dhe modelit të tij korruptiv të drejtimit të bashkisë.

Nga ana tjetër deputetët e PS në rresht po mbrojnë marrëveshjen e huasë dhe me një siklet të lexueshëm në fytyrat e tyre vlerësojnë modelin e drejtimit të Erion Veliajt.

Në total investimi për flotën e re të autobusave dhe korsive të dedikuara pritet të shkojë rreth 110 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro do jenë kredi dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit.

Me këtë kaos urban dhe ngushtim të çdo hapësire nuk dihet se ku do t'i bëjë Veliaj korsitë e dedikuara të autobusëve në Tiranë, se për të vjedhur nga ky fond është pak po e sigurt që ka për të ndodhur.

Në mos ai direkt, me siguri ata që hanë dardhë e kumbulla pas shpinës së tij e për të cilët gjoja Veliaj s'ka dijeni. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI