Flash

Mitsotakis ikën te Erdogan, Rama në Athinë. Detaje të takimit me shqiptarët në Greqi

Lapsi.al 9 May 2024
Mitsotakis ikën te Erdogan, Rama në Athinë. Detaje të

Pas caktimit të vendit në pallatin e lojërave me dorë në Galatsi, mësohen të tjera detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë me emigrantë shqiptarë më datë 12 maj.

Tubimi do të nisë në orën 11:00 dhe i paraprin një koncert me këngëtarë të njohur shqiptarë. Kuptohet nuk është se Rama ka merak të argëtojë bashkatdhetarët në Greqi, por zakonisht koncerte të tilla përdoren si preteks për të grumbulluar njerëz.

Një praktikë kjo që është përdorur dhe funksionon. Vetë Rama do të udhëtojë me charter të shtunën pasdite në Athinë, ku po zhvillohen negociata edhe nga stafi i tij për intervistë në mediat greke, të cilat janë të interesuara për të marrë nga afër qëndrimin e kryeministrit shqiptar për tensionin mes dy vendeve.

Kundër vizitës së Ramës nuk është vetëm kryeministri Mitsotakis, por edhe opozita e SYRIZA, e cila përmes një deklarate e quan atë provokim pasi zhvillohet në një vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

Vetë Rama dje tentoi të qetësonte Athinën teksa deklaroi se nuk shkon aty as për fushatë e as për të ndikuar në çështje të brendshme të politikës greke. Bashkë me kryeministrin në Athinë do të jetë numri dy i PS, Blendi Klosi, disa deputetë e zyrtarë të tjerë të mazhorancës.

E po kështu edhe kryebashkiakë të jugut do të udhëtojnë të premte e të shtunë për të mobilizuar njerëz të tyre që të marrin pjesë në tubimin e Ramës. Homologu i tij grek, Mitsotakia mësohet se s'do të jetë në Athinë të dielën, por udhëton drejt Ankarasë ku do të takohet me Erdogan.

Sipas raportimeve në mediat pranë Ramës flitet për një pjesëmarrje mes 3 deri në 5 mijë vetë në takim. Ndonëse mediat helene janë përpjekur të krijojnë tension, mbetet për t'u parë mbarëvajtja e këtij takimi, i cili është i pari i një turi që Edi Rama ka njoftuar se do të mbajë me diasporën shqiptare në disa qytete europiane. @Lapsi.al

Të këshilluara

Gjendet i pajetë brenda banesës 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Kosovë, në fshatin Baballoq të Deçanit. Sipas policisë vendase burri është gjetur brenda bansës së ti...

16:45

Aksident në Durrës, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë. Një automjet tip Volkswagen Passat, ka dalë nga...

19:13

Aksident në Pogradec, plagosen dy vajza

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”. Një automjet tip “Volvo” ka dalë nga rruga n...

19:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI