Flash

Shehaj: Komisioni që propozon Rama, anti-SPAK

Lapsi.al 9 May 2024
Shehaj: Komisioni që propozon Rama, anti-SPAK

Deputeti Agron Shehaj nga Foltorja e Kuvendit ka komentuar edhe rezolutën e re të qeverisë për antikorrupsionin, që parashikon edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, nëpërmjet të cilit do të mund të bëhen ndryshimet e synuara ligjore.

Për Shehajn ky është një komision Anti-SPAK, ku qeveria do ta përdorë për t’i treguar prokurorisë sëe deri ku mund të shkojë, në atë që ai e cilëson si betejën mes drejtësisë dhe qeverisë.

Por sipas deputetit, njëkohësisht kjo tregon se Rama dhe qeveria e tij i trembet SPAK-ut, të cilin nuk e kontrollon dot. Mes të tjerash, Shehaj shtoi se Shqipëria nuk hyn në BE, nëse Rama nuk përgjigjet para drejtësisë.

“Në këto kushte, çfarë është ky komisioni që do të ngrejë Rama?!

Ky është komisioni Anti-SPAK. Do përdoret si çekiç nga maxhoranca për ti vendosur vijën e kuqe prokurorisë, për ti treguar prokurorisë se deri ku mund të shkojë.

Kjo që po ndodh është normale për vendin më të korruptuar në Europë. Nëse drejtësia fillon e lëviz dhe vepron si institucion i pavarur, është mëse normale që politika dhe qeveria e vendit më të korruptuar në Europë nis e reagon.

Madje ky është një lajm i mirë sepse kjo tregon se qeveria i trembet SPAK-ut. Mesa duket nuk e kontrollon 100 %.

Sa më agresiv të jetë reagimi, me amnisti, me komisione Anti-SPAK, aq më efektive është puna e SPAK-ut.

Të dashur qytetarë

Shqipëria nuk është vendi i parë ku po tentohet të luftohet korrupsioni. Kudo ka ndodhur e njëjta gjë, atje ku drejtësia ka kafshuar, politika ka reaguar ashpër.

Dhe kjo po ndodh në Shqipëri.

Jemi përballë një përplasje midis qeverise dhe drejtësisë ku nuk mund të ketë dy fitues.

Ose Rama përballet me drejtësinë dhe Shqipëria futet në Bashkimin Europian, ose Rama fiton dhe në Shqipëri nuk ndryshon asgjë.

Cdo vend i ish lindjes qe ka hyre ne Bashkimin Europian, kryeministrat jane perballur me drejtesine.

Ne kete kete perplasje, nese fiton Rama, Shqiperia do mbetet nje nga vendet me te korruptuara te Europes, me te varfera te Europes, shqiptaret do vazhdojne te ikin.

Nese kete beteje mes drejtesise dhe qeverise e fiton Rama, Shqiperia nuk do hyje ne Bashkimin Europian dhe per kete Rama do shpallë fajtore Europën se gjoja nuk na do”- u shpreh deputeti Shehaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI