Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Video/ Shkëndija në fund të Real-Bayern: Vinicius tall dhe provokon Kimmich

Lapsi.al 9 May 2024
Video/ Shkëndija në fund të Real-Bayern: Vinicius tall dhe
Një duel që zgjati gjatë gjithë garës, e që u ndez ashpër drejt fundit. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munich, Vinícius Júnior dhe Joshua Kimmich krijuan një super sfidë në krah. Driblime dhe përshpejtime nga njëra anë, rikuperime dhe rrëshqitje nga ana tjetër. Një ndeshje brenda një ndeshjeje, e cila u nxeh edhe më shumë në kohën shtesë. Për të shpejtuar goditjen nga këndi, mbrojtësi gjerman mori topin dhe ia kaloi brazilianit, i cili përkundrazi priste ta merrte në duar dhe kështu fillimisht e la të binte dhe më pas reagoi me një gjest provokues. Në shtesën e Real-Bayern, Blancos sapo kanë kompletuar një rikthim të jashtëzakonshëm: nga 0-1 në 2-1 në harkun e pak minutave. Bavarezëve, ende të tronditur nga dygolëshi i Joselu, iu desh të bënin një përpjekje të dëshpëruar për të barazuar e për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Në sulm, megjithatë, ishte skuadra spanjolle, të cilët padyshim që nuk nguteshin. Përkundrazi. Lexo më tej: Ancelotti, finalja e gjashtë e Champions në karrierë: "Ndodhi përsëri, merituam të fitonim"

PROVOKIMI I LOJTARIT BRAZILIAN

Vinícius iu afrua me qetësi flamurit për të kryer një goditje nga këndi. Pasi Kimmich shkoi për të marrë topin, braziliani zgjati dorën për t'u përgatitur për “pritjen”, por gjermani e lëshoi atë pak më parë. Sulmuesi i Real nuk e mori dhe bëri që mbrojtësi i Bayern të kthehej, këtë herë duke ia vendosur topin direkt në gjoksin e kundërshtarit. Vinícius nuk e priti me sportivitet gjestin dhe reagoi në mënyrë provokuese. E shtyu topin dhe e dërgon sërish afër reklamave. Grindja vijoi në nivel verbal, ku dy protagonistët duke u larguar i thonë diçka njëri-tjetrit nga distanca. Sigurisht, nuk bëhet fjalën për komplimenta...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI