Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Video/ Syri i keq, apo përfolje: ndërhyrja e gazetarit të fushës para gafës së Neuer bëhet virale

Lapsi.al 9 May 2024
Video/ Syri i keq, apo përfolje: ndërhyrja e gazetarit të
"Do t'ju tregoj një sekret për Neuer: herë pas here ai përhap një krem në doreza për të përmirësuar kapjen. Dhe më duket se po funksionon shumë mirë sonte...". Ekzaktësisht rasti kur thuhen 'fjalët e fundit të famshme',s sepse menjëherë pas kësaj fraze të raportuar nga gazetari i fushës Alessandro Alciato, korrespondenti i Prime Video në Real Madrid-Bayern Munich, portieri gjerman pësoi një gol pikërisht për shkak të një gafe të lindur nga një kapje e gabuar. Videoja e sqarimit fatkeq të gazetarit qarkulloi shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale.

NEUER, NË FILLIM MREKULLITË PASTAJ GAFA

Në minutën e 79' të Real-Bayern, rezultati ishte 1-0 në favor të bavarezëve falë golit fantastik të Alphonso Davies. Por nëse porta e skuadrës së Tuchel ishte ende e paprekur, një pjesë e madhe e meritave duhet t'i jepej Manuel Neuer, autor i disa pritjeve të bujshme. Numri një gjerman dukej i pamposhtur deri në atë moment. E në fakt gazetari Alciato, për të nënvizuar super performancën e kapitenit të Bayern, mori fjalën dhe tregon një kuriozitet për portierin. Lexo më tej: Video/ Shkëndija në fund të Real-Bayern: Vinicius tall dhe provokon Kimmich

FRAZA E ALCIATO MBI KREMIN E NEUER BËHET VIRAL

"Unë do t'ju zbuloj një sekret, nuk e di sa të vogël, për Neuer: në fraksione kohe ai merr një kavanoz të vogël që fshihet pranë peshqirit dhe shishes së ujit, afër portës. Brenda ka një krem dhe ai e përhap mbi dorezat e tij: është e dobishme për të përmirësuar kapjen dhe mendoj se po funksionon shumë mirë sonte...”. E pas thënies detajoze të gazetarit, Neuer u kap nga syri i keq. Vetëm 9 minuta më vonë, në minutën e 88', Neuer u bë protagonist negativ. Gafa e tij në goditjen e Vinícius, i dha mundësinë Joselu të shënonte golin e 1-1, që nisi rikthimin e Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI