Flash

Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për Palestinën/ SHBA kundër, Shqipëria abstenon

Lapsi.al 10 May 2024
Asambleja e OKB-së miraton rezolutën për Palestinën/ SHBA

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që i njeh Palestinës të drejtën për t'u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”. Drita jeshile nga Këshilli i Sigurimit, ku SHBA vendosi veton muajin e kaluar, është një kusht i domosdoshëm për miratimin përfundimtar. Teksti i rezolutës mori 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime.

Shqipëria abstenoi ndërsa SHBA votoi kundër rezolutës. Shqipëria abstenoi, së bashku me Italinë, Bullgarinë, Austrinë, Kanadanë, Kroacinë, Fixhin, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Letoninë, Lituaninë, Ishujt Marshall, Holandën, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Paraguain, Rumaninë, Vanuatun, Malavin, Monako, Ukrainën, Suedinë dhe Zvicrën.

9 vendet që votuan kundër ishin SHBA, Izraeli, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re, Hungaria, Argjentina dhe Republika Çeke. Rezoluta ishte propozuar nga përfaqësuesi i Emirateve të Bashkuara Arabe. “Ju i keni hapur Kombet e Bashkuara për nazistët modernë” - tha ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan pak para votimit.

Çështja e shtetësisë palestineze ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar prej dekadash. Në vitin 1988, Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP), përfaqësuesja kryesore e palestinezëve, shpalli për herë të parë krijimin e Shtetit të Palestinës. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shteti palestinez njihet nga 139 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së edhe pse kjo shihet kryesisht si simbolike.

Në praktikë, palestinezët kanë një vetëqeverisje të kufizuar përmes Autoritetit Palestinez (AP) në pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. AP humbi kontrollin e Rripit të Gazës kur në pushtet erdhi Hamasi në vitin 2007. OKB-ja i konsideron të dy territoret si të pushtuara nga Izraeli dhe që përbëjnë një entitet të vetëm politik.

Izraeli nuk e njeh shtetësinë palestineze dhe qeveria aktuale izraelite kundërshton krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Gaza. Tel Avivi argumenton se një shtet i tillë do të ishte një kërcënim për ekzistencën e Izraelit.

SHBA është në favor të krijimit të një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit (e ashtuquajtura zgjidhja me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez), por thotë se një shtet i tillë duhet të vijë vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta midis dy palëve.

Muajin e kaluar, SHBA përdori veton e saj si një nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit për të bllokuar një rezolutë të Algjerisë të mbështetur gjerësisht që kërkon pranimin e Palestinës si shtet, duke e quajtur atë "të parakohshëm". Rezolutat e Këshillit të Sigurimit janë ligjërisht të detyrueshme, ndërsa rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme jo. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Kapet me kokainë i riu në Vlorë

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi iu gjet kokainë. Policia e Vlorës i bëri një kontroll fizik të riut me iniciale J. M., ku më pas iu gjetën dhe sekuestr...

17:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI