Flash

Del SONDAZHI/ Kë zgjedhin shqiptarët mes Biden, Trump, Putin, Erdogan, Melonit...

Lapsi.al 10 May 2024
Del SONDAZHI/ Kë zgjedhin shqiptarët mes Biden, Trump, Putin, Erdogan,

Barometri në Euronews Albania këtë të premte ka pyetur qytetarët për pëlqyeshmërinë e disa liderëve botërore dhe evropianë. Krerët e shteteve më të rëndësishme janë vendosur përballë opinionit dhe vlerësimit të tyre për të kuptuar pëlqyeshmërinë e shqiptarëve.

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë, është njëri prej liderëve më të pa vlerësuar nga qytetarët. Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë, 85.2% e tyre kanë mendim negativ për Presidentin e Rusisë, ndërkohë vetëm 5.6% kanë mendim pozitiv dhe 6.3% shprehen nuk e di. 

Nga ana tjeter Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski gëzon mendim pozitiv nga shumica e të anketuarve. Janë 75,1 % e të intervistuarve që kanë vlerësim pozitiv për Presidentin e Ukrainës, përkundër 11,1 % të të pyeturve që kanë mendim negativ për të dhe 8.4 % e tyre nuk e njohin.

Nga liderët evropianë janë vendosur krerët e shteteve më të fuqishme në Evropë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania,dhe Italia. Pëlqyeshmërinë më të madhe mes shqiptarëve ndaj liderëve evropianë e ka Giorgia Meloni me 71,5 % e të anketuarve. 

Olaf Scholtz Kancelari Gjerman dhe Emmanuel Macron Presidenti i Francës janë pak a shumë në të njëjtat nivele të përqindjes së pëlqyeshmërisë me 59,7 % Scholtz dhe 57,3 % Macron.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka pëlqyeshmëri në nivelin 41.5 % e të anketuarve. 

Ndërsa përsa i përket mendimit negativ për liderët evropianë, shqiptarët e kanë më të ulët mendimin negativ për Olaf Scholtz me 8,7 %, Georgia Meloni 13, 1%, Emanuel Macron 18,1 % e të anketuarve dhe 19,6 % për Rishi Sunak.

Në listën e liderëve të vendosur përballë qytetarëve nga Barometri janë edhe liderët e vendeve të rajonit tonë. Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë dhe Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Turqisë kanë kaluar filtrin e vlerësimit të qytetarëve dhe renditja për mendimin pozitiv apo negativ mes tyre është si më poshtë.

Mos pëlqyeshmërinë më të madhe mes të tre liderëve të rajonit për shqiptarët e ka Aleksandër Vuçiç me 80.8% që kanë mendim negativ për të.

Euronews

Më pas vjen Kryeministri grek me 46,9 % e të anketuarve që kanë mendim negativ për të, dhe i fundit Erdogan me mos pëlqyeshmërinë më të ulët 15,1 %.

E kundërt është renditja për pëlqyeshmërinë, i pari është Erdogan me 71,8 % e të pyeturve që kanë mendim pozitiv për të, më pas Mitsotakis me 28,1 % të pëlqyeshmërisë, dhe në fund pëlqyeshmërinë më të ulët e ka Aleksandër Vuçiç 6,9 %.

Euronews

6 muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, Barometri ka vendosur shqiptarët përballë tre pyetjeve, 1- për fituesin e mundshëm të zgjedhjeve presidenciale 2-kush mendojnë ata se është më mirë të fitojë marrë parasysh realitetin në botë sot 3-kush është më mirë të fitojë për interesin e shqiptarëve në rajon.

Në të treja pyetjet përgjigjet e qytetarëve shqiptarë janë përkthyer në shifra konkrete. Në pyetjen e parë: “Në zgjedhjet për president të SHBA-ve mes dy kandidatëve kryesorë Biden dhe Trump kush do të fitojë?”

46,2% e të anketuarve mendojnë që zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Donald Trump dhe 33,7% e tyre mendojnë që i fiton Joe Biden.

Euronews

Në pyetjen e dytë: “Marrë parasysh situatën në botë aktualisht, kush është më mirë të fitojë sipas jush?”

43,5 % e të anketuarve mendojnë që është më mirë për situatën në botë të fitojë Donald Trump dhe 36,5% e tyre mendojnë që është më mirë të fitojë Joe Biden.

Euronews

Në pyetjen e tretë: “Po për interesin e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në rajon kush është më mirë të fitojë mes Biden dhe Trump?”

40% e të anketuarve mendojnë që është më mirë të fitojë Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa 37,7% e tyre mendojnë që është më mirë të fitojë Joe Biden për interesin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Euronews/Marrë nga EuroNews Albania

Të këshilluara

Kapet me kokainë i riu në Vlorë

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi iu gjet kokainë. Policia e Vlorës i bëri një kontroll fizik të riut me iniciale J. M., ku më pas iu gjetën dhe sekuestr...

17:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI