Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Komploti për ta vrarë, Zelensky shkarkon shefin e Gardës Shtetërore

Lapsi.al 10 May 2024
Komploti për ta vrarë, Zelensky shkarkon shefin e Gardës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar shefin e Shërbimit të Gardës Shtetërore, i cili është personi përgjegjëse për mbrojtjen e kreut të shtetit. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi dy nga oficerët e kësaj agjencie u arrestuan pasi ishin pjesë e një komploti të përgatitur nga Rusia, për atentat kundër Zelensky-t.

Shkarkimi i shefit të UDO-së, Serhii Rud u zbulua në një dekret presidencial, por asnjë arsye nuk është dhënë për largimin e tij.

Sipas medias shtetërore ukrainase Ukrinform, Rud u emërua si truproja më i lartë i Zelensky-t në tetor 2019. UDO ka për detyrë të garantojë sigurinë e presidentit të Ukrainës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, si dhe mbrojtjen e ndërtesave administrative.

Por, në fillim të kësaj jave shërbimi sekret ukrainas dhe policia vunë në pranga dy zyrtarë të sigurisë që dyshohet se ishin të përfshirë në komplotin e radhës për ta ekzekutuar Zelensky-n.

“Dy kolonelë në UDO u akuzuan për kryerjen e aktiviteteve subversive kundër Ukrainës në këmbim të kompensimit financiar”, tha të martën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Të dy kolonelët u akuzuan për tradhti, ndërsa njëri u akuzua gjithashtu për përgatitje të një akti terrorist.

SBU njoftoi se ndërhyrja e tyre kishte bërë që të "dështonin" planet për të vrarë Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas, duke përfshirë kreun e këtij shërbimi, Vasyl Maliuk dhe kreun e Inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Zyra e prokurorit tha se njëri nga të dyshuarit mori dy dronë dhe municione nga shërbimi i sigurisë shtetërore të Rusisë (FSB), të cilat ata synonin t'i transferonin te një bashkëpunëtor tjetër për të kryer një shpërthim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI