Flash

Ukrainaset që vdiqën në Tiranë, dyshohet se ishin eskorta

Lapsi.al 10 May 2024
Ukrainaset që vdiqën në Tiranë, dyshohet se ishin eskorta

Mësohen detaje të tjera nga  ngjarja që u raportua këtë pasdite në Tiranë, ku dy shtetase nga Ukraina u gjetën pa shenja jete brenda një banese në Rrugën e Dibrës. Dy ukrainaset, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, dyshohet se humbën jetën nga mbidoza e ilaçeve që kishin përmbajtje narkotike.

Mësohet se ato kishin dy javë që kishin ardhur në vendin tonë dhe ishin strehuar në një apartament në katin e tretë të cilin e kishin marrë me qera, bashkë me një mikeshën e tyre identitieti i të cilës ende nuk bëhet me dije.

Ka qënë shoqja e dhomës që i ka gjetur pa shenja jete në dysheme, ndërsa ende nuk dihet aktiviteti i tre vajzave në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur poshtë akuzat.

Sakaq është shoqëruar në komisariat vajza e cila i gjeti dy shoqet e saj pa shenja jete, për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë burime për mediat burimet për mediat bënë me dihe se dy ukrainaset kanë kërkuar xanax 2 ditë më parë më farmaci në Tiranë por kjo e fundit nuk ka pranuar t'ua jap, çfarë ka sjellë edhe përplasje mes tyre. Njëra nga ukrainaset e ka kafshuar në dorë farmacisten dhe janë larguar. Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE 

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI