Flash

Vizita e Ramës në Athinë/ Zëdhënësi i qeverisë greke: Nuk e kemi ftuar

Lapsi.al 10 May 2024
Vizita e Ramës në Athinë/ Zëdhënësi i

- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën drejt kryeqytetit grek për tu takuar me shqiptarët në Athinë. Vizita e tij në Athinë ka sjellë reagime nga mediat greke si dhe nga qeveria e vendit fqinj të cilët janë shprehur se presin të shohin stilin dhe mesazhet që do të dërgojë kryeministri Rama, në fjalimin që do të mbajë mëngjesin e së dielës.

Në lidhje me vizitën e Ramës në Athinë media greke, CNN Greece ka shkruar një artikull ndërsa ka publukuar një reagimtë zëdhënësit të shtetit, Pavlos Marinakis. Media greke e nis shkrimin se duke shkruar se vizita e Ramës është private ndërsa data e fjalimit nuk mund të cilësohet thjesht si një rastësi pasi është dita e arrestimit të Fredi Belerit.

"Sipas informacioneve të fundit, ka mendime të organizatorëve pas fjalës që të ketë një koncert me një këngëtar të njohur shqiptar, i cili shkëlqen në Greqi dhe do të jetë shtysa për të siguruar pjesëmarrjen e madhe të njerëzve.

Vizita e Ramës në Athinë ka shkaktuar shqetësim të madh te stafi i qeverisë, përfshirë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis vuri në dukje se vizita e tij është e parakohshme. Megjithatë, ai shtoi se si Greqi nuk do ta pengojmë," shkruan CNN Greece.

Duke folur për "SKAI" zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis e cilësoi vizitën e Ramës si private. Ai më tej shtoi se do të përgjigjen nesë ka ndonjë arsye për tu përgjigjur.

“Qeveria nuk e ka ftuar zotin Rama”, tha ai ndër të tjera për të nënvizuar: “Natyrisht që do të përgjigjemi nëse ka ndonjë arsye për t’u përgjigjur”.

"Përfundimi është se qeveria greke as nuk e ka ftuar zotin Rama, as nuk është një takim dypalësh dhe as nuk ka mundur – dhe askush nuk ka thënë ndryshe, sepse nuk ka si të thuhet – të ndalojë një tubim. Ai do të sigurojë që të respektohen të gjitha masat e sigurisë dhe protokollet e parashikuara në rastin konkret. Dhe që atëherë është një vizitë private, në Greqi dhe në disa vende të tjera, nga Edi Rama, siç ka të drejtë të bëjë dhe asgjë më shumë”.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse përmendet tema e Belerit, ai tha se nuk është detyra e tyre të interpretojmë qëllimshmërinë e Edi Ramës dhe as të argumentojmë kundër një qëllimshmërie të pretenduar.

“E dini, në politikë edhe të brendshme edhe të jashtme – kjo nuk është çështje bilaterale, është çështje e shtetit ligjor – përkrahja për sundimin e ligjit, për të drejtat e njeriut bëhet me vepra, jo me fjalë. Kur dikush shkon në diasporë në Shqipëri, në diasporën greke në fshatrat minoritare dhe ata nuk e përmendin zgjedhjen e tyre si kryetar komune, as që përmendet këta njerëz kanë zgjedhur një kryetar bashkie dhe atë kryetar - nuk është çështje kandidati për eurodeputet , është kryebashkiaku i zgjedhur, zgjedhja e tyre- jo e betuar. Shkon atje...”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI