Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Kush ka luajtur me kombëtaren ka një vend në Shqipëri–Itali: FSHF fton ish-kuqezinjtë në debutim

Lapsi.al 11 May 2024
Kush ka luajtur me kombëtaren ka një vend në
Euro 2024 po afron dhe përgatitjet tashmë kanë arritur te detajet. Shqipëria bëhet gati tani për prezantimin e dytë historik në finalet e një kompeticioni europian, ndaj dhe FSHF kërkon ta kthejë në një festë të vërtetë. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një iniciativë shumë të veçantë për ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stadiumin e Dortmundit, aty ku edhe do të luhet takimi i parë i kuqezinjve ndaj Italisë janë rezervuar vende për të gjithë ish-futbollistët e ekipit kombëtar që kanë luajtur qoftë edhe një minutë të vetme me fanellën shqiptare. Të gjitha kostot e udhëtimit, qëndrimit dhe biletat e ndeshjes do të mbulohen nga FSHF. Institucioni që drejton futbollin në vend dëshiron që të vlerësojë në këtë mënyrë të gjithë ata futbollistë dhe emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, të cilët kanë përfaqësuar dhe kanë dhënë gjithçka për fanellën e Kombit në të kaluarën. Lexo më tej: Merret vendimi nga UEFA, në Europian me 26 lojtarë: Sylvinho me dhimbje koke, Daku ëndërron Gjermaninë Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” më 15 qershor në ora 21:00 dhe mes mijëra tifozëve shqptarë, do të jenë të pranishëm edhe shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe që kanë lënë gjurmë me ekipin kombëtar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI