Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Mitsotakis mesazh VRMO: Mos të dëgjojmë ato që u thanë para zgjedhjeve!

Lapsi.al 11 May 2024
Mitsotakis mesazh VRMO: Mos të dëgjojmë ato që u thanë

Rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, që pa partinë nacionalistë VRMO-DPMNE, të fitonte e vetme gati gjysmat e ulëseve në Parlamentin me 120 ligjvëmës, duket se ka shqetësuar Greqinë.

Në një intervistë për televizionin Alpha, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rikujtuar Marrëveshjen e Prespës, të firmosur mes paraardhësit të tij në detyrë Aleksis Tsipras dhe ish-kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, në qershor të 2018-ës.

Ai i dërgoi një mesazh të rreptë dhe të qartë udhëheqjes së re politike të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se “do të kemi probleme nëse retorika e shprehur para zgjedhjeve do të dëgjohet edhe pas tyre”.

“Po i shikoj me shqetësim disa nga deklaratat e zyrtarëve të VMRO-së dhe do të pres qëndrimin zyrtar të ushtruesit të detyrës së kryeministrit për të parë se si do t'i referohet emrit të vendit të tij. Unë personalisht nuk jam pajtuar me Marrëveshjen e Prespës . Por unë e pranova marrëveshjen në kuadrin e vazhdimësisë së shtetit dhe e kuptova se, pavarësisht mosmarrëveshjes sime, duhej ta respektoja. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga lidershipi i Maqedonisë së Veriut. Unë dua të shpresoj që ajo që është shprehur para zgjedhjeve nuk do të dëgjohet pas zgjedhjeve. Nëse kjo ndodh, do të kemi probleme.”

Një koment të shkurtër, Mitsotakis e pati sërish edhe për takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama me emigrantët, që do të zhvillohet nesër në Athinë.

“Greqia është një vend demokratik, çështja mori përmasa më të mëdha. Vendi nuk mund ta pengonte një lider të bënte një vizitë private dhe të fliste me bashkatdhetarët e tij”, pohoi shefi i ekzekutivit Helen.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI