Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Video/ City rimerr kreun: Gvardiol mësohet keq, dygolësh në 4-0 ndaj Fulham. Broja hije në 23' në fushë

Lapsi.al 11 May 2024
Video/ City rimerr kreun: Gvardiol mësohet keq, dygolësh në 4-0

Java e 37 e Premier League u hap me fitoren e Manchester City ndaj Fulham, që në Craven Cottage mori rezultatin e dëshiruar: 4-0 me firmat e Gvardiol (dygolësh), Foden dhe Alvarez. Me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura, skuadra e Pep Guardiola ngjitet kështu në 85 pikë, +2 ndaj Arsenal. Gunners, ndërkohë, do të jenë të impenjuar në fushë kundër Manchester United të dielën. Nëse londinezët nuk arrijnë të marrin tre pikët, City do të ketë mundësinë për të fituar titullin të martën, në rikuperimin kundër Tottenham.

FULHAM-MANCHESTER CITY 0-4

Manchester City nuk gaboi, duke mposhtur Fulham 4-0: Guardiola i gëzohet mbrojtësit të tij goleador Gvardiol (dygolësh) dhe ushtroi presion ndaj Arsenal, që u tejkalua në renditje. Pas një fillimi të mirë për Cottagers, City mori komandën e operacioneve. Guardiola dhe skuadra e tij tentuan të çajnë vijën mbrojtëse të kundërshtarit dhe ia dolën në minutën e 12', kur Gvardiol finalizoi pas kombinimit me De Bruyne. Playmakeri belg arrin kështu 111 asistime në Premier League, duke barazuar Fabregas në vendin e dytë: është e vështirë për të arritur ose kaluar Ryan Giggs, i cili kryeson me 162.

Ofensiva e Fulham u duk më e gjallë, por pasi humbën një shans me Muniz u ndëshkuan. City dyfishoi epërsinë në minutën e 58', kur Foden nuk gaboi para portës. Janë 12 gola për të në 12 ndeshjet e fundit në Premier League, një gol që mbylli praktikisht ndeshjen. Citizens gjeti golin e tretë në minutën e 71', kur Gvardiol shënoi me një rrëshqitje për manuel, në pasimin e Bernardo Silva. Hyrja e Brojës nuk ndryshoi asgjë dhe City përmirësoi diferencën e golave me penallti. Ndërhyrja e Diop ishte jashtë kohe: karton i kuq për të e penallti që Julian Alvarez nuk e gaboi (96').

Mbyllet 4-0 dhe Manchester City rikthehet në krye të Premier League me 85 pikë. Arsenali është në -2 dhe duhet të fitojë ndaj United për të shmangur skenarin më të keq të mundshëm. Citizens fitojnë titullin të martën, në rast të suksesit në sfidën e rikuperuar ndaj Tottenham. Ndërkohë, një Fulham që nuk ka më çfarë të kërkojë nga kampionati, ndalet në kuotën 44.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI