Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Video/ Milan blindon vendin e dytë mes grevës së tifozëve, 5-1 ndaj Cagliari: Bolonja fitore për Champions në Napoli

Lapsi.al 11 May 2024
Video/ Milan blindon vendin e dytë mes grevës së tifozëve,

Në javën e 36 të Serie A, Milan mposhti 5-1 Cagliari, duke iu rikthyer sukseseve në kampionat pas 4 takimesh dhe duke siguruar vendin e dytë. Në një San Siro surreal, protesta e ultrasve kuqezinjve që sërish këtë mbrëmje nuk shfaqën flamuj dhe bënë grevë tifozllëku, kuqezinjtë e thyen ngërçin në minutën e 36' falë Bennacer. Pioli hodhi në fushë Leao në fillimin e pjesës së dytë për të dëmtuarin Chukëueze dhe Milan bëri diferencën, i udhëhequr nga portugezi. Leao fillimisht goditi traversën dhe më pas shërbeu për Pulisic me një asist brilant për golin e dyfishimit (59'). Nandez ngushtoi diferencën, por Reijnders, Leao dhe Pulisic nënshkruajnë sërish për një shuplakë të fortë për shpresat e Cagliari. Ranieri ende duhet të djersitje për të arritur shpëtimin.

NAPOLI 0-2 BOLOGNA

Bolonja arriti një sukses të madh në Maradona, duke mposhtur Napoli 2-0 në javën e 36 të Serie A. Në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Champions League, Bologna e drejtuar nga Thiago Motta likuidoi napolitanët, duke zgjidhur situatën në minutat e para të ndeshjes. Fillimisht ishte Ndoye ai që goditi me kokë 1-0 (9') duke paraprirë Di Lorenzo në krosimin e Odgaard. Më pas, në një goditje të Calafiori ishte Posch ai që shënoi të dytin (12'). Një Ravaglia perfekt ndali çdo tentativë të napolitanëve, përfshirë penalltinë e Politano (21').

Lexo më tej: Theo Hernandez, i thotë 'po' Bayern Munich: Milan i detyruar ta shesë me 'vullnetin e lojtarit'

Një sukses që lejon kuqeblutë të zënë momentalisht vendin e tretë, duke kaluar Juventus dhe duke rritur distancën nga vendi i pestë. Praktikisht një Champions i siguruar, edhe pse për matematikën duhet pritur ende. Napoli, rrezikon të humbasë vendin e tij në Evropë, me vendin e shtatë që mund të largohet edhe më tej me Fiorentinën që mund t'i kalojë të kaltrit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI