Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Video/ Real Madrid nuk toleron, Uzuni bie nga kategoria: poker Blancos ndaj Granada

Lapsi.al 11 May 2024
Video/ Real Madrid nuk toleron, Uzuni bie nga kategoria: poker Blancos ndaj

Një tjetër verdikt mbërrin në La Liga: Granada dhe Myrto Uzuni zbresin në Segunda Division. Fitorja 1-0 e Mallorca ndaj Las Palmas e shënuar nga Gonzalez ishte vendimtare. Më pas në fushë e dyta nga fundi në renditje humbi 4-0 kundër Real Madrid. Brahim Diaz dhe golat e Güler dhe Garcia vendosën ndeshjen. Ndeshje e çmendur në Estadio de la Ceramica: Villarreal mposhti Sevilla 3-2 me një dygolësh të Sorloth, nuk mjaftuan për andaluzianët dy golat e En-Nesyri.

GRANADA-REAL MADRID 0-4

Rrugëtimi i Real Madrid drejt finales së Champions League ka nisur bindshëm. Blancos mposhtën 4-0 Granada, që zbriti në fushë e rënë nga kategoria pas suksesit të marrë nga Mallorca. Skuadra e teknikut Ancelotti e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0 me dy gola në 9 minuta. Në minutën e 38' Garcia i dha epërsinë Blancos, ndërsa para pauzës autori i golit të 1-0 mori rolin e asistuesit dhe i dha Arda Güler mundësinë të shënonte golin e dytë.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në tre minuta, Joselu përmbys Bayern në shtesë: Real Madrid në finalen e Champions

Në pjesën e dytë, megjithatë, Brahim Diaz u ekzaltua. Goli i parë i tij është një përshpejtim i bujshëm në mesfushë, i përfunduar me një goditje me të djathtën drejt shtyllës së afërt. Ndërsa pokeri erdhi me një gjest prej sulmuesi tipik: me të majtën me shpinë nga porta, pas një asisti nga e djathta e Modric. Kështu mbyllet 4-0 dhe Real Madrid vazhdon të marrë rezultate dhe pikë ndërsa pret finalen e Champions League me Dortmund më 1 qershor. Nga ana tjetër, Granada ishte e dënuar edhe para se të dilte në fushë. Uzuni e të tjerët do të luajnë tre ndeshjet e fundit në La Liga, më pas do të rifillojë nga kampionati spanjoll i kadetëve.

LaLiga Spain

Mallorca 1-0 Las Palmas

Villarreal 3-2 Sevilla

Granada 0-4 Real Madrid

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI