Flash

Kukësi-Egnatia, finalja e paimagjinueshme për trofeun e 72 në historinë e Kupës së Shqipërisë

Lapsi.al 12 May 2024
Kukësi-Egnatia, finalja e paimagjinueshme për trofeun e 72 në

Me përfundimin e javës së fundit të kampionatit të rregullt tashmë i gjithë fokusi do të jetë te “Final Four”. Sidoqoftë, përpara se të shpallet kampioni i ri i vendit , do të mësohet fituesi i Kupës së Shqipërisë, ku direkt e interesuar është edhe Tirana. Në 14 maj do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, që sheh në aktin e fundit një përballje të paimagjinueshme. Kukësi i vendit të fundit dhe i rënë nga kategoria do të kërkojë t’i rrëmbejë Egnatis trofeun e edicionit të 72 të kompeticionit.

Edhe dy ditë nga finalja e madhe në “Air Albania” ku do të përcaktohet fituesi i kompeticionit të dytë për nga rëndësia, megjithatë fokusi i skuadrave është maksimal, pasi luhet për të siguruar edhe pjesëmarrjen në Europë.

RRUGËTIMI DREJT FINALES

Të dyja skuadrat kanë pasur një ecuri fantastike këtë sezon në Kupën e Shqipërisë, teksa rrugëtimi i tyre nisi në fazën e 1/8-ave. Kukësi avancoi më tej pasi mundi Elbasanin 1-0, ndërsa Egnatia fitoi ndaj Lushnjes 2-0. Në çerekfinale, Kukësi bëri mrekullinë pasi ja doli mbanë të kalonte Partizanin, duke avancuar më tej vetëm nga penalltitë, ndërsa Egnatia i fitoi të dyja takimet me Laçin dhe siguroi kualifikimin.

Lexo më tej: Video/ E bujshme, Kukësi i rënë nga kategoria në finale të Kupës: eliminohet Tirana

Për të arritur te finalja, të dyja skuadrat nuk e patën aspak të lehtë. Kukësi u përballë me Tiranën dhe falë fitores në ndeshjen e parë në shtëpi dhe mbrojtjes së rezultatit në takimin e dytë siguroi finalen. Në anën tjetër, Egnatia gjeti Vllazninë në gjysmëfinale dhe pas triumfit në ndeshjen e parë, gjiithçka u vendos në sfidën e kthimit në “Loro Boriçi” ku Egnatia realizoi golin e kualifikimit vetëm në shtesë, duke siguruar finalen e dytë radhazi në Kupën e Shqipërisë.

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat që të martën në mbrëmje do jenë aktorët kryesorë në stadiumin “Air Albania” prej orës 19:00. Kukësi e Egnatia do të luftojnë për të fituar trofeun e 72-të në historinë e Kupës së Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI