Flash

Rama në Athinë: Shqiptarët s'janë më shërbëtorë, por të zotët e kësaj shtëpie

Lapsi.al 12 May 2024
Rama në Athinë: Shqiptarët s'janë më

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij para emigrantëve shqiptarë me falënderime për mikpritjen, që sic tha ai “është kaq prekëse”.

Me përulje për emigrantët, kreu i qeverisë tha se “ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës”. 

"Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe. Entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës. Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetaret e barazvlefshme të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më të leckosur, por janë krenarë të Shqipërisë." - u shpreh Rama.

Të këshilluara

Zvicra fiton Eurovision 2024

Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Përfaqësuar nga Nemo, një muzikant i njohur në Zvicër, kënga me titullin “Kodi” kombinon tri zhanre – opera, rap d...

00:46

Aksidentohet i mituri në Shkodër

Një 40-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident në shkodër është proceduar ditën e sotme. Bëhet me dije se 46-vjeçar ka përplasur me makinë një 10-vjeçar me biçi...

13:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI