Flash

Video/ De Ketelaere vendos përplasjen direkte me Romën: Atalanta kualifikon Bologna e Juventus në Champions

Lapsi.al 12 May 2024
Video/ De Ketelaere vendos përplasjen direkte me Romën: Atalanta
Atalanta mposhti Romën 2-1 në një ndeshje të drejtpërdrejtë për t'u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League. Skuadra e teknikut Gasperini, me një orë dominim tekniko-taktik, kapitalizoi dygolëshin e De Ketelaere, në dy minuta mes minutës së 18' dhe të 20' të pjesës së parë. Bergamaskët madje humbën disa herë goditjen e KO të ndalur dy herë nga shtylla. Roma megjithatë rihapi ndeshjen në rastin e parë të paraqitur, me një penallti të kapitenit Pellegrini. Verdhekuqtë iu afruan barazimit në fund. Sidoqoftë, Bologna dhe Juventus, nga shtëpia, mund të festojnë kualifikimin e tyre në kompeticionin më të lartë evropian. Një paraqitje stratosferike nga Charles De Ketelaere, dygolësh dhe shtyllë, i jep tre pikë Atalantës, që mundi Romën 2-1. Bergamaskët bënë kështu një hap themelor përpara drejt Champions League (në të cilën Juve dhe Bologna hyjnë zyrtarisht falë humbjes së verdhekuqve), duke u shkëputur 3 pikë nga skuadra e teknikut De Rossi. Roma gjithësesi ka ende për të rikuperuar ndeshjen ndaj Fiorentinës. Lexo më tej: Video/ Juventus nuk di më të fitojë: Rabiot eviton në shtesë turpërimin me Salernitanën e rënë në B Në rast të një arritje me pikë të barabarta, Atalanta do të shkonte në Champions League falë avantazhit të tyre në ndeshjet direkte (1-1 në ndeshjen e parë në Olimpico). Një ndeshje me sens unik, e dominuar nga zikaltrit të cilët megjithatë nuk e mbyllën takimin dhe rrezikuan, pas penalltisë së shënuar nga Pellegrini në minutën e 66', një rikthim të bujshëm të kryeqytetasve.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI