Flash

Video/ Leverkusen i pandalshëm, 50 ndeshje pa humbje në sezon: Bayern i dyti, likuidohet Wolsfburg

Lapsi.al 12 May 2024
Video/ Leverkusen i pandalshëm, 50 ndeshje pa humbje në sezon: Bayern

Bayer Leverkusen vazhdon serinë impresionuese të këtij sezoni, duke arritur në 50 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet, kur kaloi Bochum 0-5 në javën e 33 të Bundësligës. Bayern Munich kthehet i dyti, pas suksesit 2-0 në Allianz Arena ndaj Wolfsburg. Futet në zonën europiane Hoffenhaim, që shkatërroi 0-6 vendin e fundit Darmstad, të rënë në Bundesliga 2.

BOCHUM 0-5 BAYER LEVERKUSEN

Asnjë pengesë në Bochum për Bayer Leverkusen që luajti në superioritet numerik nga minuta e 15' kur Passlack u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra e Xabi Alonso përfitoi për një fitore me goleadë 0-5, që e zgjat serinë e pathyeshmërinë për rekordin e 50 ndeshjeve. Schick zhbllokoi ndeshjen në minutën e 41', ndërsa Boniface shënoi me penallti, duke cuar Bayer në pushim në avantazh të dyfishtë.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti e Atalanta në finale, tris ndaj Marseille: Bayer i pathyer, Roma shembet nga gafa e Svilar

Në pjesën e dytë pastaj, Aspirinat u diferencuan duke shënuar edhe tre herë të tjera. Adli në minutën e 76' bëri tris në asistin e Hofmann, ndërsa Stanistic bëri poker katër minuta nga fundi, në sugjerimin e Arthur. Në shtesë Grimaldo shënoi edhe golin e pestë që e ngjiti Bayer në 87 pikë, ndërsa Bochum mbeti në vendin e 14 me 33 pikë.

BAYERN MUNICH 2-0 WOLFSBURG

Me shumë lojtarë të linjave të dyta, Tuchel ka rrëmbyer suksesin 2-0 në shtëpi kundër Wolfsburg. Zvonarek zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4', duke shfrytëzuar asistin e Davies. Avantazhi lehtësoi lojën e Bayern dhe në minutën e 13' rezultati u dyfishua, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Goretzka shënoi pas një asist të Muller, por ndeshja mund të kishte rezultat edhe më të thellë, por goli i spanjollit Saragoza u anulua nga VAR në minutën e 18'. Më pas ishte e gjitha një lojë administrimi për bavarezët, ndërsa Wolfsburg nuk arriti të reagonte. 72 pikë për Bayern në vendin e dytë, +2 nga Stuttgart, ndërsa Ujqit janë në vendin e 12 me 37 pikë.

Bundesliga Germany

Darmstadt 0-6 Hoffenheim

Bayern Munich 2-0 Wolfsburg

Bochum 0-5 Bayer Leverkusen

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI