Flash

Berisha: Skandal i ri, Bashkia e Tiranës financoi restorantin e grave të Fugës dhe Maznikut

Lapsi.al 13 May 2024
Berisha: Skandal i ri, Bashkia e Tiranës financoi restorantin e grave

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme, ka reaguar për atë që e quan “skandalin e ri”, ku nga investigimi i BIRN del se bashkëshortet e ministrit të shtetit, Arbjan Mazniku dhe këshilltarit të kryeministrit, Endri Fuga janë bashkëpronare të një restoranti në qendër të Tiranës që ka marrë fonde nga bashkia. Berisha tha se këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera. 

"Çdo ditë një aferë. Çdo ditë një firmë e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarët. Sot del skandali tjetër se Arbër Bifteku, ish-zëvendësi i Erion Veliajt, bashkë me atë paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele. Dhe këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera" - tha Berisha.

Berisha deklaroi më tej se restoranti mori edhe një tender 700 mijë euro nga kompania "Tirana DC", kompani në pronësi të bashkisë së Tiranës.

"Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive. Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet. Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC. Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë", - tha Berisha. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Tërmet në Kosovë

Një tërmet është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Malishevë të Kosovës. Epiqendra ishte mes Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rih...

19:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI