Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Fermerët e jugut në protestë: Shteti po tallet me ne!

Lapsi.al 13 May 2024
Fermerët e jugut në protestë: Shteti po tallet me ne!

Fermerët e jugut kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të hëne, ku kanë kërkuar vëmendjen e qeverisë, për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë. Në një prononcim për mediat, fermerët kanë kërkuar që fokusi i shtetit të mos jetë te produktet e importit, por të shfrytëzohen produktet vendase pasi siç deklarojnë ata ndryshe do të falimentojnë pasi të gjitha produktet po ju shkojnë dëm.

"Ky vend nuk ka burra më, prandaj bëjnë kështu këta, le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin. Jemi me kredi dhe po paguajmë taksat, por jo të abuzohet me këtë çmim. Turp të kenë pasi po tallen me mundin dhe djersën tonë",- janë shprehur fermerët për mediat.

Fermerët kanë zhvilluar vazhdimisht protesta, për shkak të rritjes së kostove dhe taksave si dhe konkurrencës nga importet e lira të ushqimeve. Në protesta janë përfshirë blegtorët dhe bujqët, të cilët shpesh kanë hedhur edhe prodhimet e tyre në rrugë në shenjë revolte.

Të këshilluara

Aksident në Itali, ndërron jetë shqiptari

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

10:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI