Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Kesha ndryshon përgjithmonë tekstin për P. Diddy

Lapsi.al 13 May 2024
Kesha ndryshon përgjithmonë tekstin për P. Diddy

Hiti i Kesha-s i vitit 2009, Tik Tok, do të tingëllojë pak më ndryshe tani e tutje.

Këngëtarja "Your Love Is My Drug" konfirmoi se ndryshimi  që bëri në Coachella këtë vit është i përhershëm dhe se fansat duhet ta mësojnë atë për shfaqjet e saj të ardhshme.

Gjatë një paraqitje befasuese në setin e Coachella të Renee Rapp më 14 prill, Kesha doli për të performuar këngën ikonë dhe për të ndryshuar tekstin fillestar nga "Wake up in the Mornin' feelin' like P. Diddy". te "Wake up in the Mornin' feelin' like f*ck P. Diddy."

Më pas të dyja artistet nxorrën gishtat e mesit në ajër teksa këndonin dy fjalët e fundit të sapondryshuara. Jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit të enjten, Kesha e bëri këtë konfirmim për TMZ kur e pyetën për  Diddy dhe zgjedhjen pas saj gjithashtu. "Dua ta dëgjoj më fort se kurrë. Unë i qëndroj asaj."

" Unë e di se për çfarë përfaqësoj. E di se integriteti im është i fortë dhe flas të vërtetën", shtoi ajo.

Shkaku i ndryshimit të tekstit janë akuzat e fundit për abuzim se*sual dhe paditë e ndryshme për sulme se*suale me të cilat ballafaqohet dhe është përballur manjati i muzikës. Në fund të marsit, pallatet e tij në Los Anxhelos dhe Majami u bastisën nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare për shkak të këtyre akuzave dhe padive. Diddy i ka mohuar akuzat dhe hetimet janë në vazhdim.

Kesha ka qenë e zëshme në të kaluarën për përvojën e saj me sulmin se*sual. Në vitin 2014, Kesha ngriti një padi kundër producentit muzikor dhe ish-bashkëpunëtorit Dr. Luke duke e akuzuar atë për sulm se*sual si dhe dr0gimin e saj. Më pas Luke ngriti kundërpadinë e tij kundër 37-vjeçares që çoi në betejën e tyre të gjatë ligjore.

 

Të këshilluara

Olivia Munn flet për betejën me kancerin

Olivia Munn zbuloi se ajo iu nënshtrua një histerektomie të plotë në prill në mes të betejës së saj me kancerin e gjirit. Duke folur për Vogue në një profil ...

19:49

Çmimet BAFTA TV 2024: Lista e fituesve

Ishte një natë me surpriza në BAFTA TV Awards me “The Crown” dhe “Black Mirror” që nuk arritën të merrnin asnjë çmim ndërsa “Succession” u largua me vetëm një p...

15:17

Ndahet nga jeta prezantuesi Sam Rubin

Prezantuesi i njohur, Sam Rubin njoftohet se ka vdekur në moshën 64 vjeçare. Rubin, gazetar, prezantues e komedian për rrjetin KTLA në Los Angeles ishte një ...

14:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI