Flash

Patriarku serb reagon pasi ju ndalua hyrja në Kosovë: Më mbyllën dyert e shtëpisë sime

Lapsi.al 13 May 2024
Patriarku serb reagon pasi ju ndalua hyrja në Kosovë: Më

Patriarku serb Porfirie nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për t’i refuzuar kërkesën për të vizituar sot Patriarkanën e Pejës.

Pasi autoritetet e Prishtinës ia ndaluan hyrjen kreu i Kishës Ortodokse Serbe reagoi përmes llogarisë tij në Instagram, duke e cilësuar Kosovën, shtëpinë e tij.

“Të gjitha dyert e kësaj bote janë të hapura për mua, ashtu si dyert tona janë të hapura për të gjithë, vetëm dera e shtëpisë sime, Patriarkanës së Pejës, është e mbyllur dhe nuk më lejojnë të hyj”, shkruan ai.

Më tej, Porfirie ngre dyshime për mënyrën si trajtohen serbët në Veri, duke marrë parasysh faktin që një figure të lartë si ai, Kosova i ndalon hyrjen.

“Si Patriark i Serbisë, si qytetar dhe si besimtar, e di dhe them se, herët a vonë, atë derë do ta hapë vetë Zoti. Ata që mbyllën derën e shtëpisë së faljes, së pari i bëjnë keq vetes, e pastaj të gjithë njerëzve, ia mbyllën derën çdo të mire, bekimi dhe lumturie. Kur patriarkut serb i mohohet liria e lëvizjes si në këtë rast, çfarë po ndodh me serbët që jetojnë aty.

Unë u them atyre të durojnë sepse kushdo që do të durojë deri në fund do të shpëtohet. Nëse ata i mbyllën dyert e Patriarkanës së Pejës për Patriarkun serb, është e sigurt se nuk mund ta mbyllin dashurinë tonë dhe qëllimet tona të mira. Është e sigurt që për ne, veçanërisht në Kosovë dhe Metohi, qielli është i hapur dhe do t'i hapë të gjitha dyert që i ka mbyllur e keqja.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI