Flash

Takaj kërkon titullin, Shehi nuk ndihet i privilegjuar: flasin protagonistët e Final 4

Lapsi.al 13 May 2024
Takaj kërkon titullin, Shehi nuk ndihet i privilegjuar: flasin

Shorti i Final 4 ka vënë përballë dy sfidat gjysëmfinale në të cilat Skënderbeu do të sfidojë Partizanin e teknikut Shehi dhe Vllaznia kryesuesit e Egnatias. Asgjë e sigurtë, gjë që e lejon presidentin e bardhekuqve Ardian Takaj të mos hezitojë të kërkojë titullin kampion, edhe pse Skënderbeu i tij është i dënuar: "Ky ishte një vit i bukur bëmë një skuadër me djem të ri dhe të talentuar. Është diçka e madhe për ne dhe qytetin kjo arritje. Kampionati është një gjë e madhe për ne dhe qytetin e Korçës e do të jemi për ta synuar atë. Bëhet një luftë e madhe. Kemi edhe 3 vite nga dënimi, këto janë ndeshje finale nuk kanë të bëjë motivimi për këto ndeshje sdo ndonjë gjë të madhe se dihet. Gjithë ky vit i mundimshëm kurorëzohet në “Air Albania”, deklaroi hapur për mediat.

Nuk ndan të njëjtin mendim ish-kapiteni i tij dhe ish-trajneri gjithashtu Orges Shehi, tani te Partizani. Numri 1 i pankinës kryeqytetase megjithatë nuk mendon se shorti i ka buzëqeshur: “Nuk mendoj që na ka buzëqeshur shorti, ishim koshientë që të 4 skuadrat i kanë shanset e barabarta. Nuk është letra ajo që vendos, por ajo që skuadrat kanë prodhuar dhe dhënë në fushë. Patjetër që luajmë në një stadium që ne e kemi shkelur më shumë se të tjerët, por nuk është determinante".

Lexo më tej: Video/ Hidhet shorti i Final 4, Partizani gjen rrugën më të 'lehtë' për titullin: zbulohen ndeshjet për titullin

Në lidhje me eksperiencën e parë të këtij lloji në pankinë, Shehi më pas shtoi: "Unë mendoj se mund të jetë si një ndeshje Kupe, nuk do të mendojmë që kemi dy rezultate në favor, Skënderbeu është një skuadër e re që të dëmton nga momenti në moment. Pas këtyre fitoreve shpresoj të vazhdojmë në vazhdën e tyre”, përfundoi Shehi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI