Flash

VIDEO demaskuese: Si e mbushi me administratë Rama stadiumin në Athinë

Lapsi.al 13 May 2024
VIDEO demaskuese: Si e mbushi me administratë Rama stadiumin në

Emisioni "Piranja" publikoi një video-përgjim me drejtorin e Teatrit të Fierit, ku ky i fundit thotë se "s'ka ngelur njeri në Fier".

Nga biseda me gazetarin e infiltuar, burri në moshë tregon se ka pasur mobilizim të madh nga administrata për të shkuar dhe për të mbushur stadiumin në Athinë, ku një ditë më parë Rama mbajti fjalimin. 

Salla e stadiumit “Galatsi” në Athinë, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin me shqiptarët në Greqi, ishte mbushur dje.

Lexo më tej: Andi Bushati: Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, po taborin me borizane ç’e deshi? 

Por a ishin të gjithë të pranishmit emigrantë shqiptarë, ashtu siç do të donte qeveria për të treguar suksesin e takimit?

Provat e mbledhura nga emisioni “Piranja” tregojnë se jo. Shikoni videon:

Biseda në stadiumin “Galatsi” mes gazetarit dhe një prej të pranishmëve:

Gazetari: Nga të kemi?

Drejtori i teatrit në Fier: Nga Fieri.

Gazetari: Keni ardhur shumë nga Fieri?

Drejtori i teatrit në Fier: Sa të duash ka.

Gazetari: Paskeni ardhur me rini, e paskeni bllokuar krejt. Me ça merreni?

Drejtori i teatrit në Fier: Unë jam drejtor i teatrit të Fietit. Këta janë çunat tanë të qendrave kulturore.

Gazetari: Me dëshirë apo…

Drejtori i teatrit në Fier: Të dyja bashkë. Si gjithë estrada. E bëre fotografinë, i thua ja isha. Në rregull vëlla, mirupafshim.

Të këshilluara

Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Ankara

Një takim midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar në Ankara, në një vizitë që synon të ruajë mome...

16:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI