Flash

Video/ Mbappé i jep lamtumirën PSG me një gol e me një humbje: tifozët i dedikojnë skenografinë

Lapsi.al 13 May 2024
Video/ Mbappé i jep lamtumirën PSG me një gol e me një
Në javën e 33 të Ligue 1, PSG u rrëzua duke u mundur 3-1 nga Toulouse. Mbappé (në ndeshjen e fundit në stadiumin e tij) zhbllokoi ndeshjen, përpara se Dallinga, Gboho dhe Magri të përmbysnin rezultatin. Monaco (2-0 ndaj Montpellier) dhe Lille (2-1 ndaj Nantes) fituan jashtë fushe. Luftën për Evropën e ndezi Marseille (që mundi Lorient 3-1) dhe Lyon (1-0 kundër Clermont), si dhe barazimi 1-1 mes Rennes dhe Lens. Ndërkohë, Strasburg-Metz përfundoi 2-1.

PSG-TOULOUSE 1-3

Mbappé i dha lamtumirën Parc des Princes me një humbje. Toulouse pushtoi Parisin, duke triumfuar me përmbysje 3-1. Kampionët e rinj të Francës goditën menjëherë, në minutën e 8' të ndeshjes Mbappé shënoi nga një kënd i ngushtë (i vleftësuar pas një kontrolli në VAR). I menjëhershëm reagimi i miqve: kaluan vetëm pesë minuta dhe Dallinga arriti të rikthejë në ekuilibër ndeshjen, me një asistim të Diarra. Pas golit të barazimit, Toulouse thuajse e kishte kontrollin në Parc des Princes (pavarësisht nga një shtyllë e goditur nga Asensio). Lexo më tej: Real Madrid, me Mbappé kthehen 'Galacticos': detajet e kontratës, roli e numri i fanellës Në pjesën e dytë parisienët e zhvendosën lojën në anën e tyre, por në minutën e 68' skuadra e Carles Martinez përmbysi plotësisht rezultatin me Gboho. Të besuarit e Luis Enrique u përpoqën në të gjitha mënyrat për të barazuar, por pësuan të tretin në minutën e 95' nga Magri. PSG (tashmë kampione e Francës) bie 3-1 dhe mbetet e mbërthyer në 70 pikë, ndërsa Toulouse ngjitet në 43, në vendin e dhjetë.

FALENDERIMI I TIFOZËVE

Mbappé largohet kështu me një gol e një humbje nga Parisi, por tifozët nuk e harruan gjithcka ai ka dhënë për PSG. Skenografia në fillim të ndeshjes ishte e gjitha për sulmuesin, lojtarin e ri të Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI