Flash

Video/ Yamal e Raphinha thyejnë Real Sociedad: parakalohet Girona, Barça kthehet e dyta

Lapsi.al 13 May 2024
Video/ Yamal e Raphinha thyejnë Real Sociedad: parakalohet Girona,

Java e 35 e La Liga u shfrytëzua në maksimum nga Barcelona, që përfitoi nga barazimi mes Girona dhe Alaves për t'u rikthyer në vendin e dytë. Blaugranat, në prag të raundit të mesjavës, mposhtën Real Sociedad 2-0 në ndeshjen e së hënës. Xavi dhe ekipi i tij e kontrolluan ndeshjen për një kohë të gjatë dhe e thyen ngërçin me Lamine Yamal (40'). Në fund, katalanasit dyfishuan epërsinë në kohën shtesë me Raphinha (93') me penallti. Suksesi e ngjit Barçën në kuotën e 76 pikëve.

Pasi vuajtën në një fillim të ekuilibruar, duke rrezikuar shumë nga shpërthimet e Sheraldo Becker (i cili pa një gol të anuluar), Blaugranat gradualisht morën komandën e lojës. Falë Lamine Yamal dhe Leëandoëski, të cilët ishin të parët që impenjuan Alex Remiro. Raphinha goditi shtyllën dhe goli i Barçës, që ishte në ajër, arriti në minutën e 40'. Gundogan shërbeu për Lamine Yamal, i cili goditi me saktësi, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit.

RAPHINHA I EKZALTUAR

Në pjesën e dytë Real Sociedad ndoqi barazimit por Kubo dhe Brais Mendez nuk ishin të suksesshëm. Raphinha, në anën tjetër, ishte njeriu kyç i Barcelonës. Braziliani i vë flakën vijës sulmuese dhe sfidon Alex Remiron në dy raste, përpara se të dyfishonte avantazhin në fund të shtesës. Odriozola preku topin me dorë dhe ish-lojtari i Leeds nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 93'.

Lexo më tej: Video/ Real kampion, në Madrid shpërthen festa: "Shpresojmë të shihemi pas pak ditësh"

Xavi i gëzohet fitores 2-0 ndaj Real Sociedad, që vlen dyfish. Barça e tij në fakt kalon Girona, e cila kishte barazuar me Alaves, duke shkuar në 76 pikë në vendin e dytë. Real Sociedad ndalet në 54 pikë dhe mbetet i shtati. Nëse kampionati do të përfundonte sot, baskët do të luanin në Conference League, por Betis i vendit të gjashtë është vetëm një pikë larg. E atëherë do të ishte Europa Leagua.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI