Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

VOA: Lufta në Gazë, pjesë e retorikës së fushatës presidenciale në SHBA

Lapsi.al 13 May 2024
VOA: Lufta në Gazë, pjesë e retorikës së fushatës

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dërgimin e disa armëve në Izrael, lufta në Gazë është bërë pjesë e retorikës së nxehtë në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Ish-Presidenti Donald Trump, ashtu si edhe republikanë të tjerë, ka kritikuar rivalin e tij politik, Presidentin Joe Biden, lidhur me këtë vendim të administratës.

Izraeli shënoi të dielën Ditën Përkujtimore në një atmosferë të zymtë, duke nderuar ushtarët e rënë dhe viktimat e terrorit. Përtej kufirit, palestinezët e zhvendosur po merrnin urdhra evakuimi përpara zgjerimit të planifikuar të operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit në Rafah, qyteti më jugor i Gazës.

Zhvillimet në atë pjesë të botës, po ndikojnë ndjeshëm edhe në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump foli për luftën Izrael-Hamas, ndërsa i drejtohej një turme prej pothuajse 100,000 përkrahësish të tij gjatë fundjavës në Wildwood të shtetit Nju Xhërsi.

"Po të isha unë në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të kishte pasur luftë në Gazë. Kur isha unë president, kishim paqe në Lindjen e Mesme si kurrë më parë", tha ai.

Zoti Trump dhe republikanë të tjerë kanë dënuar me forcë vendimin e fundit të administratës së Presidentit Biden për të ndaluar dërgimin e disa bombave në Izrael, për shkak të zhvillimeve në Rafah.

Senatori republikan Lindsey Graham i vuri kritikat në kontekstin e Luftës së Dytë Botërore.

“Pas sulmit në Pearl Harbor kur luftonim kundër gjermanëve dhe japonezëve, të përballur me rrezikun e shkatërrimit, vendosëm t'i jepnim fund luftës duke bombarduar Hiroshimën dhe Nagasakin me armë bërthamore. Ishte vendimi i duhur. Duhet t’i japim Izraelit bombat që i duhen për t’i dhënë fund luftës që ata duhet ta fitojnë patjetër dhe të punojmë me ta për të minimizuar viktimat”, tha Senatori Graham në një intervistë për televizionin NBC.

Me gjithë ndërprerjen e dërgimit të disa armëve, një raport i fundit i Departamentit të Shtetit për Kongresin nuk arriti ta vërtetojë përtej çdo dyshimi se Izraeli ka shkelur ligjin e SHBA-së dhe atë ndërkombëtar kur ka përdorur ndihmën ushtarake në luftën kundër Hamasit.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u pyet në NBC nëse SHBA po shmang vënien para përgjegjësisë së aleatit të saj.

“Jo, ne nuk kemi standarde të dyfishta. Ne e trajtojmë Izraelin, një nga aleatët dhe partnerët tanë më të ngushtë, ashtu siç do të trajtonim çdo vend tjetër. Dhe kur të kemi përfundime të plota do t’i nxjerrim ato, por është shumë e vështirë ta bëjmë një gjë të tillë në mes të një lufte”, tha ai.

Senatori demokrat i krahut progresist, Bernie Sanders, i tha televizionit NBC se sipas tij, Izraeli nuk duhet të marrë asnjë qindarkë tjetër në ndihmë ushtarake nga SHBA.

“... 35,000 palestinezë të vdekur dhe 77,000 të plagosur, dy të tretat e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Nuk është kjo mënyra se si bëhet lufta nga një shoqëri e civilizuar, nëse mund të themi se ka luftë të civilizuar”, tha ai.

Presidenti Biden i cili deri tani ka qenë në gjendje të vendosë një ekuilibër mes përpjekjes së tij për t’u rizgjedhur dhe detyrave të tij zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, pritet të përballet këtë javë me sfida të reja nga republikanët në Kongres lidhur me ndalimin e dërgimit të disa armëve në Izrael.

Ndërkohë, Donald Trump po përballet të hënën në sallën e gjyqit me ish-avokatin e tij, Michael Cohen, i cili po dëshmon në gjyqin ndaj tij në Nju Jork./VOA

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI