Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zjarret në Kanada, evakuuohen mbi 3500 banorë, si paraqitet situata

Lapsi.al 13 May 2024
Zjarret në Kanada, evakuuohen mbi 3500 banorë, si paraqitet situata

Zjarret që kanë përfshirë së fundmi Kanadanë perëndimore kanë detyruar mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuuohen. Kryetari i Bashkisë Rajonale të North Rockies, Rob Fraser, në një intervistë televizive tha se deri më tani rreth 3,500 banorë janë detyruar të largohen, 400 kilometra më në jug. Ndërkohë sipas administratës federale vendase, sezoni i zjarreve, i cili filloi më herët se zakonisht, pritet të jetë i vështirë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Në provincën fqinje të Albertës, 43 vatra zjarri ishin aktive, teksa flakët kanë shkrumbuar hapësira të konsiderueshme toke dhe banesa. Autoritetet vendase thanë se pritej që aktiviteti i zjarrit të mbetet i ulët në vazhdim për shkak të parashikimit të motit me reshje shiu duke filluar nga dita e sotme. Në vitin 2023, Kanadaja përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj. Zjarret, që përfshinë vendin nga lindja në perëndim, dogjën 150 milionë hektarë, morën jetën e tetë zjarrfikësve.

Të këshilluara

Aksident në Itali, ndërron jetë shqiptari

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

10:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI