Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Babai i efektivit të vrarë në Fier punonte në sallën operative kur mori vesh lajmin tragjik

Lapsi.al 14 May 2024
Babai i efektivit të vrarë në Fier punonte në sallën

Vrasja e efektivit 28-vjeça, Novruz Cenalia ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Fierit. Babai i Cenaliajt punonte në sallën operative të Policisë së Fierit, kur fatkeqësisht mori lajmin tragjik gjatë kohës që ndodhej në punë për vrasjen e të birit. Novruz Cenalia do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa para ceremonisë mortore, në teatrin e Bylistit do të mbahen homazhe në nder të tij.

Autori i vrasjes, 23-vjeçari, Azgan Mërnica ndodhet ende në arrati, ndërsa vijojnë të mbeten të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e efektivit pak metra larg shtëpisë së tij.

Cenaliaj ndodhej jashtë orarit të shërbimit kur u ekzekutua pasi ishte turn i dytë. Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është konflikti i çastit. Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve.

Por gjithashtu ka dyshime se dyshja mund të jenë njohur edhe më herët, për shkak të detyrës së viktimës. Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI