Flash

Demaskoi takimin e Ramës në Athinë me njerëz nga Shqipëria, detyrohet të dorëhiqet drejtori në Fier (VIDEO)

Lapsi.al 14 May 2024
Demaskoi takimin e Ramës në Athinë me njerëz nga

Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante pasi doli zbuluar se kishte shkuar pa dëshirën e tij në mitingun e Edi Ramës në Greqi. Ditën e djeshme doli një pjesë e investigimit të Piranjëve, ku Marku me zë dhe me figurë tregonte se prezencën e tyre në tubim duhet që ta vërtetonin me një foto në rrjetet sociale, por theksoi se e beri këtë vetëm për të marrë rrogën në fund të muajit.

Në një video të publikuar ditën e sotme drejtori i teatrit Bylis, shtrembëroi atë që tha në miting duke u shprehur se ata ishin prezent me trupën e aktivitetit në Korinth për të dhënë shfaqje në datën 11 maj, por grupi i kishte kërkuar drejtorit të ishin pjesë në aktivitet dhe kanë shkuar.

"Duke marrë shkasë nga një video e publikuar në rrjetet sociale ndjej një detyrim personal dhe moral për të dhënë një shpjegim për të gjitha mediat. Në takimin e kryeministrit të vendit Edi Rama në Athinë më 12 maj, është e vërtetë që kam qenë i pranishëm dhe nuk e fsheh krenarinë që kam qenë pjesë e takimit mbarë kombëtarë dhe dhe rastësisht. Sqaroj sot për të gjitha mediat, opinionin publik, miqtë dhe të gjithë ata që tentojnë ta përdorin politikisht bisedën time me një të panjohur. Por kam qenë me trupën pjesëmarrës në aktivitet në Korinth, ku kemi dhënë shfaqje në datën 11 maj. Në datën 12 meqenëse grupi donte të shikonte aktivitetin, shkuam. Unë jam aktor dhe regjisor prej shumë vitesh në teatrin Bylis, nuk kam asnjë detyrim partiak ndaj jap dorëheqjen për të ruajtur imazhin personal dhe të artistit," tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI