Flash

"Do t'ju sjellim ne magnetin nga Dublini", tallja e atalantinëve ndaj romanistëve për finalen e munguar

Lapsi.al 14 May 2024
"Do t'ju sjellim ne magnetin nga Dublini", tallja e

Atalanta-Roma ishte një ndeshje plot raste shënimi me skuadrën bergamaske që dominoi fushën për 70 minuta. Më pas penalltia e kapitenit Pellegrini rihapi ndeshjen dhe verdhekuqtë provuan gjithçka për të arritur barazimin, por pa ia arritur. Në tribuna, në fakt ka ndodhur një episod argëtues mes tifozëve, me ata vendas që mbanin në duar një pankartë tallëse për tifozët kryeqytetas. Rendi i ditës ka qenë finalja e Europa League ku do të luajë Atalanta dhe jo Roma, e eliminuar nga Bayer Leverkusen. Kështu, romanistëve nuk i mbetet gjë tjetër veçcse të ulin kokën.

PARRULLA E TALLJA

Atalanta fitoi 2-1 në përballjen direkte shumë të rëndësishme për pozicionimin në Champions League sezonin e ardhshëm ndaj rivalëve të saj Roma. Skuadra e Gasperinit i kaloi kështu verdhekuqtë në renditje, duke shkuar në +3 me një ndeshje më pak. Por tek tifozët e Atalanta është ende e gjallë adrenalina nga arritja e finales së Europa League dhe i gjithë qyteti është gati për eksodin e madh drejt Dublinit.

Lexo më tej: Video/ De Ketelaere vendos përplasjen direkte me Romën: Atalanta kualifikon Bologna e Juventus në Champions

Një qytet që nuk do të shohë praninë e Romës, të eliminuar nga Bayer Leverkusen pas një rikthimi që dështoi në fund. Në tribuna u shfaq një pankartë që i drejtohej me tallje romanistëve: "Do t'ju sjellim ne magnetin nga Dublini". Për tifozët e Romës, përveç dëmit të humbjes, edhe befasia e talljes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI