Flash

Investigimi i La7/ Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve në qendrat e Italisë dhe dyshimet për Shqipërinë

Lapsi.al 14 May 2024
Investigimi i La7/ Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve në

Emisioni investigativ “100 minuti” që transmetohet çdo të hënë në televizionin italian “La7 i kushtoi vëmendje këtë të hënë historisë së Ousmane Sylla, një 21-vjeçari emigrant nga Guinea Bisau që në 4 shkurt të këtij viti u vetëvra në një nga Qendrat e Përhershme të Riatdhesimit (CPR) në Ponte Galeria në periferi të Romës.

Ai vari veten në një nga grilat e dritares për shkak të dhunës që kishte pësuar në këto qendra. I riu kishte denoncuar dy herë keqtrajtimin dhe pas një zhvendosjeje të përkohshme autoritetet e kishin rikthyer në qendrën e mëparshme ku ai ishte i sigurt se e priste hakmarrja e dhunuesve. “Nëse një ditë do të vdisja, do të doja që trupi im të çohej në Afrikë. Nëna ime do të ishte e lumtur(…). Paqe shpirtit tim, u prehtë në paqe” – shkroi ai në murin e qendrës së pritjes.

Kjo ngjarje shkaktoi reagime të shumta në Itali dhe madje edhe protesta që kërkuan mbylljen këtyre qendrave për shkak të trajtimit çnjerëzor të emigrantëve. Në emision u dhanë dëshmi të shumta për dhunën dhe keqtrajtimet në këto qendra.

Pikërisht të tilla qendra do të ndërtohen edhe në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Rama - Meloni. Emisioni ngriti pikëpyetje të forta se si do të respektohen të drejtat e njeriut në qendrat shqiptare kur autoritetet italiane kanë dështuar ta bëjnë këtë në Itali.

Megjithatë ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi u shpreh i vendosur për ta çuar përpara projektin e Gjadrit dhe Shëngjinit edhe pse për të do të shpenzohen 1 miliard euro.

“Për në është një investim i madh. Pse? Sepse të këmbëngulësh për atje është dhe një mënyrë për të parandaluar trafiqet e paligjshme dhe sepse ne e kemi përcaktuar që personat vulnerabël të mos i çojmë në Shqipëri” – tha ministri i brendshëm italian në La7.

Por emisioni i gazetares Chiara Proietti d'Ambra hodhi dyshime të forta se trajtimi i emigrantëve është kthyer në një biznes edhe në Itali dhe që vlen miliona euro dhe ku janë të përfshirë biznese lokale, por edhe ndërkombëtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI