Flash

"Kupën e tani dy tituj kampion bashkë": Demrozi pa frena pas triumfit me Kukësin

Lapsi.al 14 May 2024
"Kupën e tani dy tituj kampion bashkë": Demrozi pa frena pas
“Nuk do të mjaftohemi me kaq. Shpresojmë të marrim edhe trofeun e kampionatit. Pas suksesit tonë fshihet vetëm punë, asgjë tjetër". Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka shpallur menjëherë objektivin e ri të rrogozhinasve, sapo ka ngritur trofeun e Kupës së Shqipërisë. Me 1-0 ndaj Kukësit, skuadra e presidentit Demrozi ka mbrojtur trofeun e fituar sezonin e kaluar. "E kisha menduar edhe fitimin e Kupës, një trofe që na bën mirë si ekip. Nuk është se kemi fituar 20 apo 30, ne na bën mirë edhe Kupa. Shpresojmë për kampionatin, do të jetë një luftë e fortë". Vëmendja tani përqendrohet te gjysmëfinalja e Final 4 me Vllazninë: "Ndaj Vllaznisë do të jetë një ndeshje e fortë. Vllaznia është një ekip shumë i fortë, ka ndërruar edhe trajnerin. Jemi ndeshur shpesh, por kjo ndeshje nuk është si të tjera, shpresoj që të dalim fitimtarë", tha Demrozi që pastaj bëri edhe një batutë, jo pa një notë ironie. "Në fillim të sezonit e krijuam ekipin për të fituar titullin, titullin e kemi fituar, është formula tani që duhet të luftojmë për të fituar titullin e dytë, pasi titullin moral e kemi fituar". Lexo më tej: Video/ Egnatia fiton Kupën, feston edhe Tirana: përrallës së Kukësit i jep fund të hidhur ish-lojtari i tyre Ndreca Në fund edhe për të ardhmen e teknikut: "Tetova ka edhe 2 vjet kontratë me Egnatian. Do të ulemi. Unë jam gjithmonë i hapur. E shikojmë veten në finale, pse jo”, përfundoi Demrozi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI