Flash

Një arkivol për presidentin e Pescara: kërcënime me vdekje për Daniele Sebastiani

Lapsi.al 14 May 2024
Një arkivol për presidentin e Pescara: kërcënime me vdekje

Tensioni po rritet në nivele shqetësuese te Pescara. Pas eliminimit të skuadrës abruceze, në play-off, nga Juventus Next Gen, kanë mbërritur kërcënime të reja me vdekje për numrin një të bardhekaltërve, Daniele Sebastiani. Gjatë natës, në hyrje të Curva Nord të stadiumit Adriatico u shfaq një pankartë me përmbajtje makabre dhe tej limiteve: “Nuk do të kemi paqe derisa të shohim të shkruar 'Sebastiani shtrihet këtu'!”. E gjitha kjo e shoqëruar nga një arkivol me emrin e pronarit të Pescara, siç shihet edhe nga video e postuar nga Forzapescara.com.

Lexo më tej: Dy manekinë të varur jashtë stadiumit: kërcënimi në Pescara është i frikshëm

Prej vitesh tashmë, tifozët e organizuar të Pescara kanë kontestuar pronarin e bardhekaltërve për rezultatet e këqija sportive, të cilat do ta bëjnë klubin të garojë në kampionatin e katërt radhazi në Serie C sezonin e ardhshëm. Tani duhet pritur reagimi i presidentit Sebastiani ndaj kërcënimit të dytë me vdekje. Në fakt, kundër numrit 1 të klubit abrucez kërcënime të frikshme ka patur edhe më 1 mars, kur u shfaqën të varur jashtë stadiumit dy manekinë. Sipërmarrësi prej muajsh thotë se është në negociata për shitjen e aksioneve të kompanisë, por prej disa kohësh nuk ka asnjë lajm konkret.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI