Flash

Nuk i ka shënuar kurrë, titulli për Manchester City kalon nga Tottenham: "Nuk ka alternativa"

Lapsi.al 14 May 2024
Nuk i ka shënuar kurrë, titulli për Manchester City kalon nga

Me siguri, sot do të jetë dita vendimtare për dhënien e titullit kampion në Premier League. Një javë para përfundimit, Arsenal ka një pikë epërsi ndaj Manchester City, që do të luajë ndaj Tottenham në mbrëmje në rikuperimin e javës së 34. Skuadra e Pep Guardiola nuk ka alternativa dhe duhet të rrëzojë tabunë e stadiumit të ri të Spurs. Haaland dhe të tjerët nuk kanë fituar dhe nuk kanë shënuar kurrë në kampionat aty.

“Është e qartë do të thosha. Ne kemi vetëm një opsion, për të fituar ndeshjen. Ne do të fillojmë që aty – shpjegoi tekniku katalanas në konferencën për shtyp –. Si trajner kam një teori, ajo që bëmë deri dje nuk ka rëndësi. [Nga katër ndeshjet e fundit të Premier League ] 15 gola janë mirë dhe na dhanë pikët për të qenë këtu. Por këto gola nuk të japin asgjë më shumë kur të fillojmë lojën. Ne e dimë se nëse nuk fitojmë nuk do të fitojmë Premier League”.

REKORDIN E CITIZENS E PENGOJNË DY LONDINEZE

Mes Manchester City dhe një tjetër rekordi (skuadra e parë që fiton katër tituj radhazi në Premier League) ka ende dy ndeshje. Tottenham sot dhe West Ham të dielën pasdite në stadiumin Etihad. Dy skuadra londineze në rrugën e lavdisë së përjetshme, ndryshe festa do të jetë e një tjetër skuadër nga kryeqyteti, Arsenal që do ta mbyllë kampionatin e tyre të shkëlqyer në shtëpi ndaj Everton. "Këtë sezon ata janë më proaktivë se në të kaluarën me trajnerë të ndryshëm - shpjegoi Guardiola duke folur për Tottenham -. Ata janë aq agresivë, pavarësisht se çfarë po ndodh. Ata po humbnin 4-0 në Anfield dhe vazhduan, vazhduan, vazhduan të të bënin planin e lojës dhe t'i përmbaheshin asaj në të cilën besojnë. Në të njëjtën kohë ne e dimë se për çfarë po luajmë ky është mentaliteti ynë".

Lexo më tej: Video/ Premier League: 3-3 i çmendur mes Aston Villa e Liverpool, Duran habit Reds me dy gola në tre minuta

PRECEDENTËT SEZONALË

Tottenham, -4 nga vendi i fundit i Champions i zënë nga Aston Villa, nuk po kalon një moment të mirë, por këtë vit ata ia kanë bërë jetën të vështirë City edhe në ndeshjen e parë (3-3 rokamboleks) dhe gjithashtu në FA Cup, në ndeshjen e luajtur në shtëpi dhe e vendosur në fund nga Aké. Holandezi, i cili doli herët të shtunën kundër Fulham, është në dyshime të mëdha, ndërsa Grealish e ka kapërcyer gripin që e mbajti jashtë ndeshjes në Craven Cottage".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI