Flash

Video/ Egnatia fiton Kupën, feston edhe Tirana: përrallës së Kukësit i jep fund të hidhur ish-lojtari i tyre Ndreca

Lapsi.al 14 May 2024
Video/ Egnatia fiton Kupën, feston edhe Tirana: përrallës së

Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë. Për të dytin edicion radhazi rrogozhinasit ia dalin të fitojnë trofeun, këtë herë duke mundur 1-0 Kukësin. Një betejë e çuditshme, ku kryesuesit e kampionatit, përballeshin me të fundit në renditje e të rënë nga kayegoria. E megjithatë, Egnatia vuajti dhe e zgjidhi ndeshjen vetëm falë golit të ish-lojtarit të Kukësit Ndreca. Të besuarit e Tetovës humbën edhe një penallti, me Fernandon që u ndal nga Tafas.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/664399e12035f.mp4"][/video]

Në kujtim të Raphael Dwamena, sulmuesit ganez që humbi jetën në fushë në këtë edicion, kur ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit, Egnatia e kishte të qartë se për çfarë po luante. Që në minutën e 9’ Montenegro provoi reflekset e portierit Tafas, me një silurë nga jashtë zonës. Pavarësisht një lojë të ashpër, me kontraste të forta, rastet munguan deri kur Ndreca zhbllokoi ndeshjen. Në minutën e 38’ Egnatia mori avantazhin, pas një aksioni të nisur nga Fangajn në të djathtë, pasimin e të cilit ish-lojtari i Kukësit e dërgoi në rrjetë.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/6643a1ed291f7-1-1.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Hidhet shorti i Final 4, Partizani gjen rrugën më të 'lehtë' për titullin: zbulohen ndeshjet për titullin

Në pjesën e dytë, Kukësi u spostua përpara në kërkim të barazimit. Hasaj, në minutën e 50’ detyroi Sherrin të bënte një ndërhyrje shpëtimtare. Lala pastaj humbi një mundëi brilante në të 53’, kur në spondin e Zhongos goditi jashtë. Devolli bëri gjithcka për të kthyer rezultatin, por mund të ishte ndëshkuar në minutën 79' kur Mingo preku topin me dorë i pikasur nga VAR. Fernando u hipnotizua nga Tafas që mbajti në lojë të tijtë. Në sulmin e fundit pastaj Hasaj i vetëm me portierin gjeti vetëm rrjetën e jashtme.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/6643a1ed291f7-1.mp4"][/video]

Egnatia fiton trofeun për të dytin vit radhazi dhe shkon e qetë në ndeshjet e Final 4. Kukësi nuk ia del, edhe pse ishte sforcuar për të arritur deri në final, duke eliminuar Partizanin e Tiranën. E pikërisht këta të fundit, festojnë suksesin e Egnatias. Me trofeun që shkoi në palmaresin e ri të rrogozhinasve, Tirana shkon në Europë dhe shpëton sezonin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI