Flash

Aksident tragjik në Peru/ Autobusi bie nga shkëmbi, 16 viktima

Lapsi.al 15 May 2024
Aksident tragjik në Peru/ Autobusi bie nga shkëmbi, 16 viktima

Një autobus me rreth dyzet persona ra nga një shkëmb mëngjesin e djeshëm në rajonin malor të Ayacucho, në Ande, në Perunë juglindore, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave.

Autobusi dykatësh, i cili po udhëtonte nga kryeqyteti Lima për në Ayacucho, devijoi nga kursi i tij dhe ra nga një shkëmb rreth 100 metra lartësi. Operacioni i shpëtimit u vonua për shkak të një stuhie breshëri, informoi përfaqësuesi për shtyp i zyrës së Avokatit të Popullit në Ayiacoutso.

Aksidentet fatale të trafikut janë të shpeshta në Peru, veçanërisht për shkak të shpejtësisë së tepërt, gjendjes së keqe të sipërfaqes së rrugës, mungesës së sinjalizimit, si dhe mungesës së kontrolleve policore.

Sipas shifrave të Ministrisë së Transportit të Perusë, në vitin 2023  3,138 njerëz kanë humbur jetën në aksidente trafiku në shtetin e Amerikës Latine. 70% e këtyre vdekjeve i atribuohen faktorëve të tillë si lodhja e shoferit, apo gabimet njerëzore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI