Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

“Arnat” e radhës për Tiranë-Durrës në nisje të sezonit turistik, fillon rehabilitimi

Lapsi.al 15 May 2024
“Arnat” e radhës për Tiranë-Durrës në nisje

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të nisë rehabilitimi i shtresave asfaltike në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Rruga që ka dëmtime të shumta dhe që jo pak herë është bërë objekt ankese edhe në vitet e shkuara duket se edhe për këtë vit do t’u nënshtrohet arnave të reja në fillim të sezonit turistik veror.

“Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës. Procesi i punës do të fillojë nga Sukthi në drejtim të Tiranës. Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar për një gjatësi prej 500 m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 m. Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500 m të tjerë për vijimin e punës.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet”, njoftoi ARRSH.

Ndërkohë më herët ARRSH ka çelur procedurat e prokurimit për disa akse të rëndësishme ku ndër të tjera bën pjesë edhe zgjerimi i Tiranë-Durrës. Në fillim të prillit u çelën disa procedura me fond limit 120 milionë euro ku bënte pjesë zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 1” me një fond limit 754 milionë lekë.

Po kështu ishte zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë që aktualisht është duke u punuar në lotet 1-4 teksa tashmë janë hapur procedurat për lotin 5 me një fond limit 2.49 miliardë lekë, loti 6 me fond limit 2.48 miliardë lekë, loti 7 me fond limit 2.47 miliardë lekë dhe loti 8 me 2.49 miliardë lekë.

Një tjetër projekt është ai për rrugën Berat-Ballaban loti i parë me një fond limit 1.9 miliardë lekësh dhe loti i dytë me një fond limit 2.25 miliardë lekë. Projekti i fundit shtrihet në Jug të vendit dhe lidhet me zgjerimin e rrugës së Ksamilit për të cilin është parashikuar një fond limit 1.66 miliard lekë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI