Flash

E bujshme, Real Madrid vazhdon të paguajë Hazard edhe pas tërheqjes nga futbolli

Lapsi.al 15 May 2024
E bujshme, Real Madrid vazhdon të paguajë Hazard edhe pas
Pavarësisht tërheqjes nga futbolli (10 tetor 2023), Eden Hazard (në këtë rast kartoni i tij) vazhdon të paguhet nga Real Madrid. Në kontratën e belgut me Blancos, të nënshkruar në verën e vitit 2019 pas transferimit zyrtar nga Chelsea, kishte disa bonuse në favor të Blues. Mes tyre, disa të lidhura me rezultatet e marra nga spanjollët në Europë deri më 30 qershor 2024 (skadimi natyror i kontratës, më pas ndërprerë para kohe).

REAL MADRID, 5 MILIONË TE CHELSEA PËR HAZARD

Në këtë kuptim, përfshihet edhe pagesa prej 5 milionë eurosh për Chelsea nga Real Madrid. Klubi spanjoll, në dritën e kualifikimit në finalen e Champions League, duhet të bëjë pagesën për një lojtar që tashmë është inaktiv. E megjithatë, kontrata është kontratë dhe duhet respektuar. Lexo më tej: Nuk gjeti dot skuadër në verë, Eden Hazard i jep lamtumirën futbollit: "Duhet ndalur në kohën e duhur"

PARABOLA E HAZARD TE REAL MADRID

Los Blancos do të paguajnë bonusin e tyre, duke u përpjekur t'i japin fund kësaj historie që nuk shkoi siç e imagjinonin të gjithë. Me ardhjen e tij në La Liga, Hazard ishte fenomeni i ri i futbollit botëror, por aventura e tij në Spanjë ndoqi një trajektore të çuditshme që e shtyu atë të tërhiqej nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Vitet e fundit me Los Blancos ai ka luajtur gjithsej 54 ndeshje, duke fituar një Champions League, pavarësisht se nuk ka qenë pothuajse asnjëherë protagonist. Termat e kontratës së tij me Real Madrid janë ende të vlefshme, pavarësisht akordit për të mbyllur bashkëpunimin para kohe.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI