Flash

Erdogan: Netanyahu do të vdesë në burg si Mlladiç

Lapsi.al 15 May 2024
Erdogan: Netanyahu do të vdesë në burg si Mlladiç

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është i destinuar të vdesë në burg si Ratko Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.

“Herët a vonë kasapi i Gazës, Netanyahu dhe ata që marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të presin të njëjtin fund”, tha Erdogan, gjatë një fjalimi në grupin e tij parlamentar, pasi citoi ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës që "presin të vdesin në burg".

Sipas presidentit turk, nëse Izraeli nuk ndalet, do të synojë Turqinë me iluzionin se është një tokë e premtuar

“Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gaza, nëse ky shtet terrorist nuk ndalet, herët a vonë do t'i vërë sytë Anadollit me iluzionin se është një tokë e premtuar”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë të jemi në anën e Hamasit që lufton për pavarësinë e territorit të tij dhe mbron Anadollin”, shtoi Erdogan gjatë fjalimit në grupin parlamentar të partisë së tij, pasi përsëriti se nuk e konsideron grupin palestinez një organizatë terroriste.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI