Flash

Juventus zgjedh trajnerin e ri: akord dy vjeçar prej 3,5 milionë euro me Thiago Motta

Lapsi.al 15 May 2024
Juventus zgjedh trajnerin e ri: akord dy vjeçar prej 3,5 milionë

Fjalët e Max Allegrit në prag të finales së Kupës së Italisë kundër Atalantës kanë shijen e lamtumirës: “E rëndësishme është që ndoshta të largohem nga klubi me një thesar të vogël...”, tha trajneri i Juventus në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me të ardhmen. Objektivi është ai për të mbyllur aventurën e tij të dytë me bardhezinjtë me të paktën një trofe, pasi është kualifikuar në Champions League, që për të do të nënkuptonte edhe arritjen e rekordit të tij personal të fitoreve në aktin e fundit të kompeticionit (aktualisht është në katër me Sven Goran Eriksson dhe Roberto Mancini). E te Juventus janë të përgatitur, aq sa akordi me Thiago Motta është total.

Nga ana e saj, Juventus tashmë po shikon përpara, gati për të filluar sërish nën drejtimin e ri teknik. Emri për të zëvendësuar Max Allegri, me synimin për të qenë sërish konkurrues dhe të suksesshëm, është ai I njeriut që bëri mrekullinë te Bologna: Thiago Motta. Tashmë është arritur një marrëveshje me trajnerin italo-brazilian për një kontratë dyvjeçare me opsion për vitin e tretë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon. Vetëm se – siç raportohet nga corriere.it – firma ende nuk është vendosur.

Nuk është ende koha për firmën, sepse duhet mbyllur një sezon sa më mirë të jetë e mundur. E duke e zgjeruar diskutimin, duhet shpëtuar një periudhë trevjeçare shumë të vështirë brenda dhe jashtë fushës. Në anën tjetër është një Bologna që do të donte të mbante trajnerin e arritjes së pabesueshme: "Por ne do të respektojmë dëshirat e tij", tha ditët e fundit drejtori sportiv i kuqebluve Marco Di Vaio. Do të ketë një takim këtë javë për të rinovuar kontratën e tij. Ndërkohë të hënën e ardhshme, me rastin e takimit mes Bologna e Juventus, Allegri dhe Thiago Motta do të gjenden ballë për ballë: e shkuara dhe e ardhmja bardhezi?

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI