Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Kryebashkiaku i Librazhdit: Video e Piranjave u montua!

Lapsi.al 15 May 2024
Kryebashkiaku i Librazhdit: Video e Piranjave u montua!

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit ka reaguar mbi një video-montazh ku ai flet nga takimi me diasporën në Greqi. Në video-montazhin që u publikua nga kreu i opozitës, Sali Berisha ai dëgjohet të thotë se 7000 shqiptarë u nisën drejt Athinës, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

Disha pretendon se është pyetur sa ishte numri i personave të pranishëm në takimin e Athinës dhe përgjigja e tij ishte mbi 7000 persona. Por kjo pyetje është zhdukur nga videoja e publikuar.

Po ashtu nga xhirimi është zhdukur edhe përgjigja e kryebashkiakut kur pyetet se sa persona erdhën nga Shqipëria, ku ai thotë në të vërtetë, "shumë pak".

"Me paturpësi, këtë përgjigje e kanë montuar duke e shkëputur nga konteksti dhe e kanë qepur sipas nevojës së propagandës së tyre bajate sikur të pranishmit në takim ishin marrë me vete nga Shqipëria. Një qepje ordinere që keqpërdor në ekstrem përgjigjen time tjetër për tjetër gjë! ", shkruan Disha. Video më poshtë:

REAGIMI i PLOTË

Jua kuptoj hallin që kanë. Të braktisur nga njerëzit pasi i kanë zhgënjyer dhe nëpërkëmbur, nuk e pranojnë dot një sallë të tejmbushur si asnjëherë më parë me emigrantë shqiptarë që me sakrifica e ndershmëri jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqinë fqinje.

Nuk është thjesht mllefi ndaj Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama por dyshoj në fakt se është mllefi ndaj bashkëkombësve tanë ai që i shtyn këta të mjerë të bëjnë montazhe qesharake si ky i transmetuar në emisionin Piranjat.

Jam pyetur prej tyre sa mendoni se është numri i personave të pranishëm në atë takim dhe jam përgjigjur 7000. Me paturpësi, këtë përgjigje e kanë montuar duke e shkëputur nga konteksti dhe e kanë qepur sipas nevojës së propagandës së tyre bajate sikur të pranishmit në takim ishin marrë me vete nga Shqipëria. Një qepje ordinere që keqpërdor në ekstrem përgjigjen time tjetër për tjetër gjë!

Një takim i tillë me vlera patriotike, pa dallime partiake dhe me krenarinë e madhe që kemi për emigrantët nuk mund të përbaltet nga një portal që ka për qëllim klikimet dhe keqinformimin e publikut.

Krenarë për emigrantët shqiptarë në Greqi të cilët dhe njëherë treguan vlerat dhe punën e tyre të jashtëzakonshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI