Flash

Lautaro fiton edhe në Gjykatë kundër ish-menaxherëve: tani rinovimin nuk e ndal më asgjë

Lapsi.al 15 May 2024
Lautaro fiton edhe në Gjykatë kundër ish-menaxherëve: tani

Pasi fitoi kampionatin e dytë të aventurës së tij te Inter, Lautaro Martinez buzëqesh edhe në gjykatë. Toro mori atë që kërkonte në nivel drejtësie ndaj dy ish-menaxherëve të tij, Yaque dhe Zarate. Gjykata e Milanos shpalli të pavlefshme kontratën e hartuar disa kohë më parë nga argjentinasi me dy menaxherët. Rrëzohet kështu ankimimi i paraqitur nga këta të fundit. Në këtë pikë Alejandro Camano është i vetmi person i autorizuar për të përfaqësuar 26-vjeçarin nga Bahia Blanca. Kështu, sulmuesi tani do të jetë në gjendje të fokusohet plotësisht vetëm në zgjatjen e kontratës me klubin zikaltër, për tu përfunduar sa më shpejt që të jetë e mundur (kontrata aktuale skadon në vitin 2026).

Lexo më tej: Lautaro 'lan duart', çështja kalon te Marotta: "Dua të rinovoj, por në futboll nuk i dihet kurrë"

I asistuar nga studioja ligjore LCA, Lautaro ka fituar çështjen kundër dy menaxherëve, që nuk do të mund t'i kërkojnë më para. Marrëdhënia mes palëve u ndërpre në muajt e parë të vitit 2021. Lautaro, nga ana tjetër, nuk dëshiron të ndalojë mardhënien e tij me Inter, i vendosur të qëndrojë akoma gjatë te zikaltrit. Vetëm se për të vazhduar së bashku, argjentinasi kërkon 10 milionë euro në sezon. Një shifër e lartë për klubin e Viale della Liberazione, tashmë i angazhuar për mbylljen e marrëveshjes me Pimco në lidhje me kapitullin e rifinancimit. Lajme të reja priten së shpejti, por nuk duhet të ketë probleme. Zhang do të vazhdojë të qendrojë te Inter, Lautaro pothuajse me siguri.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI