Flash

Ministri i Brendshëm sllovak: Personi i arrestuar është ende nën investigim, gazetarët të ndalin përhapjen e urrejtjes (VIDEO)

Lapsi.al 15 May 2024
Ministri i Brendshëm sllovak: Personi i arrestuar është ende
Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok duke folur para mediave për sulmin ndaj kryeministrit sllovak thotë se urrejtja që po përhapet në internet qëndron pas sulmit ndaj politikanit. Ai u bën thirrje gazetarëve, publikut dhe politikanëve që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes. Ndërkohë personi i arrestuar është ende duke u marrë në pyetje për të mësuar më shumë rreth motiveve të atentatit. “Ne nuk mund t’i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje. Prandaj do të doja t’ju kërkoja të gjithëve që të ndaloni gjithë këtë urrejtje në rrjetet sociale, që synojnë këtë apo atë parti politike. Ajo që ka filluar tani është mbjellë nga shumë prej jush. Ndalo tani”, thotë Estok.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI